Sali Berisha

Berisha heshtje dhimbjeje për çeljen e negociatave, në shkurt bëri 'kasandrën' dhe tha se nuk do hapen kurrë

24 Mars 2020, 20:30| Përditesimi: 24 Mars 2020, 21:02

  • Share

Në ditët e saj më të vështira dhe në krizën më të rëndë shëndetësore në historinë e saj si shtet, Shqipëria mori sot dy lajme të mira.

Së pari, ministrat e Jashtëm të Bashkimin Evropian ranë më në fund dakord për çeljen e bisedimeve me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Disa orë më vonë, ky vendim u pasua me një tjetër lajm të mirë, pasi Bashkimi Evropian i dha 50 milionë euro në ndihmë të Shqipërisë për të luftuar koronavirusin si dhe për të rimëkëmbur ekonominë, pas ndikimit negativ që lë pas covid 19.

Për të dy lajmet, por sidomos për vendimin për çeljen e negociatave, reaguan natyrshëm krerët e politikës dhe shtetit shqiptare, që nga kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, kryetari i opozitës Lulzim Basha, qëndrimi i të cilëve u pasua me reagimin e përfaqësive kryesore të huaja diplomatike në Tiranë. 

Mungon vetëm reagimi i Sali Berishës, i vetëquajtur deri në 2013-ën, si promotor i Shqipërisë Evropiane.

Madje, në këtë ditë, si për të mjegulluar heshtjen e tij, ka përshkallëzuar fushatën e dezinformimit rreth covid-19, në përpjekje për ta kthyer infeksionit që ka alarmuar botën, në një kauzë politike kundër shumicës.

Gjatë ditës së sotme ka publikuar video, montazhe, ka bërë akuza politike për persona të ndryshëm nga Vlora deri në Tiranë, por nuk tha qoftë edhe një fjalë për vendimin për çeljen e negociatave, në cilësinë e ish-Presidentit dhe të ish-kryeministrit të vendit.

Duket se vendimi i ministrave të Jashtëm të Bashkimin Evropian për çeljen e negociatave ka shkaktuar një dhimbje të dyfishtë tek Sali Berisha. 

Së pari, vendimi për çeljen e negociatave, rrëzon malin e akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të opozitës, duke konfirmuar një tjetër realitet, atë të zbatimit të reformës në drejtësi dhe goditjes së njerëzve të krimit, sidomos me aktin e fundit special normativ.

Së dyti, ish-kryeministri Berisha, në fund të vitit 2019 dhe sidomos gjatë vitit 2020, ka bërë disa herë "kasandrën", duke paralajmëruar se Shqipërisë nuk do t'i çelen negociatat.

Në shkurt të këtij vitit tha se “nëse ka një projekt që shqiptarët e kishin ëndërr ishte ‘Shqipëria si Evropa, Shqipëri në BE’, këtë projekt e shkatërroi Edi Rama përfundimisht. Edi Rama akuzon poshtë e përpjetë presidentin Macron, por përveç këtij viti ku ai doli hapur se Shqipëria nuk meriton dhe janë 15 vende që thonë se Shqipëria nuk e meriton....A do hapen? Jo nuk hapen kurrë ashtu sic ishin, është dëm i parikthyeshëm”.

Komento

Komente

  • james: 26/03/2020 00:34

    Gjeja me e keqe esht se ky antikombetar ka akoma malsor qe e perkrahin.

    Përgjigju
  • Gjana: 25/03/2020 15:28

    Shqiptaret jane me mbrapa kombeve te tjera se nuk kane pas ndonjehere njerzit e duhur qe kane drejtuar shqiptaret, kjo eshte fatkeqesi kombetare shqiptare !

    Përgjigju
  • migena: 25/03/2020 13:13

    turpe per kete kombe qe e le akoma kete kriminel jashte pa e futur ne burge per krimet qe i ka bere popullit shqipetare keto 24 vjetqe ishte ne pushtet duke vrare e shkaterruar kete kombe ka 2 muaje qe mbjelle tmerre e vrere prete qe te kete sa me shume viktima se ashtu mund te largoje edi ramen ky kermeshire meriton vetem nje gje ju shfaqet virusi sa me shpejte ne fyte jo vetem ketije basardi pore gjithe cka forca shqiperi fitore mbi kete lufte boterore duke ndenjur ne shtepi vdekje saliut me gope e sorogope perpara edi per shqiperin qe duam

    Përgjigju
    • Beratsi zvicer: 25/03/2020 14:31

      Migena ke te drejt.fjala jote ne vesh te zotit ishalla,por se gjen gje gjen e keqe.

  • Tosi: 25/03/2020 07:15

    Shqiperia eshte e gjitha ne lufte kunder homovirusit salianji qe kishte pare enderr se erdhi koha per rotacion se gjoja ky eshte kuptimi i hapjes se negociatave, dhe po ashtu shqiperia eshte e gjitha ne lufte kunder salivirusit qe po trondit boten,

    Përgjigju
  • Or tej: 24/03/2020 23:35

    O Berish te hapshim varrin ishalla

    Përgjigju
  • O Bishe: 24/03/2020 23:31

    Kina ta befte Sheqeren e pak e ke.

    Përgjigju
  • Qytetari dixhital: 24/03/2020 21:46

    O Erik ky njeri eshte I lindur shpirt zi,kriminel,qe eshteI pa ndreqshem.

    Përgjigju
  • Lui: 24/03/2020 21:17

    Ngushellime shoku sekretar Berisha!

    Përgjigju
  • Max: 24/03/2020 20:57

    Siç ka shpirtin ashtu dhe surratin, rri si m** tani vrastar... Pritë kur ti bie infarkt tani aq negativ është për Shqipërinë.

    Përgjigju
  • Erik: 24/03/2020 20:53

    Kur te qerrohet ky pis nga politika ose nga faqja e dheut do marre fryme lirisht Shqiperia. S’e kuptoj cfare ligesie duhet te kete njeriu ne shpirt dhe ne mendje qe mbeshtet nje politikan te tille nekrofil?!

    Përgjigju
    • Vividoli: 24/03/2020 23:32

      Rrnofti pasha Berisha

    • Lui: 24/03/2020 21:16

      Erik, edhe une e kam menduar me kohe, dhe besoj fort qe Shqiperia ka per te marre fryme lirisht kur ky te shkoje ne boten tjeter.. Koha do na e tregoje kete qe thashe

    • Tani: 24/03/2020 20:57

      Mos u merreni më këtë legen

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?