Sali Berisha

Kreshnik Spahiu: Berisha ik

15 Maj 2023, 09:09| Përditesimi: 15 Maj 2023, 09:42

  • Share

Kur shqiptarët rrëzuan bustin e Enver Hoxhës dhe e zvarritën nëpër Tiranë deri tek godina ku unë me shokët e mi ishim ngujuar në grevë urie, mendova që asnjë politikan shqiptar nuk do e kishte fundin aq të keq, por isha gabuar.

Enver Hoxha sa jetoi, mbretëroi dhe nuk e përjetoi zvarritjen nëpër rrugë.

Sali Berisha po përjeton poshtërim për së gjalli.

Populli shqiptar dje nuk votoi nga jugu në veri për të bërë mbret Edi Ramën por për të shporrur Sali Berishën nga politika.

Njeriu që krijoi grupimin e sturkturuar anti-amerkan në Shqipëri dje mori shuplakën e popullit më pro amerikan në Europë.

48 orë para zgjedhjeve, arrestimi i kandidatit grek që ai kishte vendosur në Himarë i rrëzoi të gjithë kauzën e tij sovraniste.

- Berisha kundër Amerikës hiqej si sovran, por para Greqisë hoqi brekët.

- Kur ndërhyn qeveria amerikane thotë: armiqësore. Kur ndërhyn qeveria greke thotë: miqësore. Ambasadoren amerikane e quan lavire,

- Ambasadorin grek e quan partner demokracie, por Ambasadorin anglez e fyen diplomat orgjie, Belerin e Greqisë e bën kryetar Bashkie.

- Thotë: shpëtova Kosovën nga ndarja me Serbinë, por ndan detin dhe Himarën me Greqinë.

Vota plebishitare dje në gjithë Shqipërinë nga Tropoja dhe Shkodra deri tek Korça dhe Himara, e ndëshkuan si Avni Rustemi tradhëtinë e Toptanit.

Sot Berisha do dalë dhe do deklaroj që zgjedhjet u manipuluan ndonse ende në SPAK nuk ka asnjë kallzim penal.

Sali Berisha sot do dalë dhe do deklaroj që beteja jonë kundër SHBA sapo ka filluar por ai është pushkatuar nga populli pro amerikan.

Sali Berisha do dalë sot dhe do deklaroj që humbjen na e shkaktoi Taulanti dhe Lulzimi por shqiptarët e fundosën edhe në qytetet ku s’kishte kandidat Partia Demikratike e vulës.

Sali Berisha do dalë sot dhe do thotë Sorosi bleu votat në gjithë Shqipërinë por do bëhet qesharak kur ta dëgjojnë në Tropojë, Shkodër, Kamëz, Bathore apo Himarë të gjithë ata që e mbështetën nē çdo protestë por që ky i braktisi dhe përdori në hallin e tij personal me Amerikēn.

Sali Berisha do dalë sot dhe do deklaroj që ishte puç global dhe do vazhdojë betejën me Amerikën, Anglinë, BE dhe gjithë planetin por si ka mbetur askush. Madje as autobusi falas i Belindit nuk e mbush dot dhe do i mjaftonte një furgon me njerës sepse as familja e tij nuk do e ndjek pas në çmendurinë e tij.

Sali Berisha do dalë do thotë që Rama nuk rrëzohet me vota por me Revolucion dhe kjo është shumë e vërtet por revolucioni opozitar duhet filloj nga nesër në dyert e SHQUP të cilat ai i ka pushtuar. Opozita shqiptare duhet organizuar për ta tërhequar zvarrë nga zyra ashtu si bustin e Enver Hoxhës si njeriu që po mban peng opozitën dhe po mban Ramën në poshtet.

Prandaj largimi i Berishës si kryetar opozite është mision patriotik dhe kombëtar: Berisha ik

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zenun Matrallozi: 16/05/2023 17:45

    O Kreshnik Spahiu të ke plotësisht të drejt për ktë koment, por mos haro se dikur dhe ti ke qën bashkëpuntor me Saliun prandaj dhe kaq esnaf mis na u hiq. Pra me një fjal ju të gjith politikanēt jeni përgjegjës për ktë gjëndje që është Shqipri mavria o Kreshnik Spahia.

    Përgjigju
  • Plaku Mere drejt fundit te tij: 15/05/2023 12:43

    Shume te ndyre keta kamikazet e Berishovicit.Kur e shohin se fakteve qe dalin per shefin e tyre nuk mund t'i perballojne me argumente,fillojne e shajne,si ne rastin e komentit qe ben Kreshnik Spahiu.Ky "Eri" i versulet Kreshnikut sikur i ka bere nenen dhe jo sikur ben nje nga komentet me te zakoneshme per agjentin e sigurimit te shtetit,te UDB-se e te te tjera sherbimeve te huaja e armeqesore te vendit tone,se fundmi te shpallur Non Grata dhe nga ata qe e kishin nen sqetullen e tyre qysh nga viti 1990 me ne krye Rajersonin.Cudi e madhe kjo pune me sherbetoret e puthadoret e ketij mafiozi 24 karatesh qe i ka hypur ne qafe ketij populli e ketij vendi dhe i eshte ngjitur si mize kali ne kurriz!

    Përgjigju
    • Shefqet Çela: 15/05/2023 14:22

      Ke shumë të drejtë "Plaku Mere" në komentin brilant. Megjatë, më lejo njëckë vërejtje: miza e kalit nuk ngjitet në kurriz por nën bisht. Ai vënd i takon këtij bastardi shqiptar që ka bërë njëmijë e një të zeza për tridhjet e kusur vjet; dhe duart i ka me gjak fukarenjsh të ndershëm

  • like: 15/05/2023 12:40

    O kreshi po mire te ja bejne ty ketij populli likja, sala, mona e kompani qe shkaterruan dhe vodhen kete Shqiperi. Ne kohen kur u rrezua busti I ENVERIT ishin mbledhur nje tufe injorantesh neper rruge e ne greve urie, nje je dhe ti qe e thua. Po e ben si ajo fjala e urte di se cfare humbet po nuk di se cfare gjen

    Përgjigju
  • Eri: 15/05/2023 10:08

    Niku ike si I dhjere ne 17 ten ...te gjithe te tallen..rri ha leket e kld ne Gjermani se aty une e di asnje pune nuk ben...shko meso Deutsch nje here...lidh 2 fjale...He trim..por Berisha te iki por fund me te keq do kene te tjere...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?