Politikë

Berisha: Ka ndodhur një gjë e tmerrshme, Basha e përjashtoi Flamur Nokën nga frika e madhe që i ka hyrë

12 Tetor 2021, 18:49| Përditesimi: 12 Tetor 2021, 18:50

  • Share

Sali Berisha nga Kukësi ka komentuar edhe shkarkimin e Flamur Nokës nga komisioni i Sigurisë dhe paralajmërimin që i bëri Basha për ta përjashtuar edhe nga grupi parlamentar.

“Ka ndodhur një gjë e tmerrshme me ish-kryetarin. I ka hyrë një frikë e madhe nga ju. E ka kap një frikë e tmerrshme nga ju. Nuk ju takon, merr vendime nga zyra. Të gjitha nga frika. Së fundmi tha e përjashtova edhe Flamur Nokën nga kjo detyrë. Por dy gjëra do u them: që në mënyrë absolute, as unë dhe askërkush nga ju nuk i ka faj për frikën që i ka hy. E ka vetë. Ato i ka vetë.

Vetë është peng, i pashpresë ç’është e vërteta. Tani imagjinojeni: a mund të jetë zot shtëpie ai që ka frikë nga gratë e burrat e shtëpisë? Ai duhet të ikë sa më parë,” tha Berisha.


Lajmi kryesor:

‘Foltorja’, Berisha në Kukës injoron Bashën dhe sfidon Ramën: Kjo është puna burrash e jo pengjesh! Pas paralajmërimit për përjashtim, Noka i 'palëkundur' shfaqet sërish krah të ish-kreut të PD


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?