Sali Berisha

Berisha kërkon vota nga shqiptarët në Angli, vendin që e shpalli ‘Non Grata’: Keni rol në fitoren e opozitës, Ramën në Londër priteni me vezë dhe domate

17 Nëntor, 20:04| Përditesimi: 17 Nëntor, 20:10

  • Share

Partia Demokratike zhvilloi një takim me Diasporën në Angli ditën e sotme (17 nëntor), edhe në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vitin 2025.

I izoluar në arrest shtëpiak, nga banesa, ish-kryeministri Sali Berisha, që akuzohet për aferën e dosjes “Partizani” nga GJKKO dhe SPAK, po i kushton vëmendje këtyre takimeve virtuale me Skype. Pikërisht takime të zhvilluara së fundmi në dy prej vendeve që e kanë shpallur atë ‘Non Grata”: SHBA dhe Britania e Madhe. 

Ai ka folur virtualisht me mbështetësit në Angli, ku kishte dërguar një delegacion të PD-së.  

Gjatë fjalës së tij me mbështetësit në Londër, Berisha i bëri thirrje shqiptarëve, veçanërisht atyre që jetojnë jashtë vendit, për t’u angazhuar në zgjedhjet e ardhshme me qëllim që të mbështesin opozitën.

“Ju keni mision të luani një rol përcaktues në zgjedhjet e ardhshme, në fitoren e opozitës arkivimit të narkoshtetit. E një shteti që nuk njeh asnjë parim përveç vjedhjes dhe frikësimit të shqiptarëve. Kjo është një diktaturë, miqtë e mi, është vendi me të burgosur politikë më shumë se Bjellorusia dhe Rusia. Në Shqipëri lider të partive kryesore opozitare janë të arrestuar”, tha ai.

Më tej apeloi për rrëzimin e regjimit të Ramës siç e quajti ai, duke u bashkuar.

“Ne, të gjithë së bashku do t’i japim Edi Ramës përgjigjen që meriton. Ky është një armik i egër i kombit dhe unë ju them ju, se në histori asnjë pushtues, asnjë diktaturë nuk ka dëbuar nga Shqipëria shqiptarët se sa regjimi i Edi Ramës. Me program, me qëllim, vetëm e vetëm që të mbeten sa më pak kundërshtarë të tij në Shqipëri”, tha ish-kryeministri.

Më tej kreu i PD ngriti shqetësimin e shpopullimit të vendit dhe akuzoi kryeministrin Rama si armik të shqiptarëve dhe Kosovës dhe aleat dhe mik të Vuçiç.

“Vetëm në hapësirën e Shengenit para një muaji u njoftua se kanë ikur para një muaji 1.9 milionë shqiptarë. Duhet t’i gjejmë kudo që janë të votojnë për vendin e tyre, për shpëtimin e Shqipërisë. Betejë me votën e lirë të shqiptarëve kudo që janë. Edi Rama do vijë në Londër, me vezë dhe domate. Edi Rama është bërë për Kosovën, një armik po kaq i egër sa Vuçiç, është bërë vëlla me Vuçiçin, argat i Vuçiçit. Ka vendosur sanksione ndaj Kosovës, i pari që vendosi sanksione ndaj Kosovës. A mund të imagjinoni ju, u përpoq të rrëzojë qeverinë e Kosovës. Sot, është trefishuar mjerimi, varfëria e skajshme, sepse paratë grabiten dhe plaçkiten”, tha Berisha ndër të tjera.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gafuri Tavuri: 18/11/2024 13:35

    Po hik mor qeni zgjebosur Sali wc Bajga hik se na çave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?