Berisha: Kryesia e PD në shkelje flagrante të parimeve dhe statutit! Janë emëruar nga kryetari! PD përjashtoi votën

3 Dhjetor 2021, 17:49| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 19:30

  • Share

 

Berisha deklaroi nga 'Foltorja' e Devollit se Kryesia e PD është në shkelje flagrante të parimeve ndërsa theksoi se 60 për qind e tyre janë të emëruar nga kryetari.

"Kryesia e PD në shkelje flagrante të parimeve të saj. 60 për qind është e emëruar nga kryetari. De fakto ajo është e paligjshme në parim, por e paligjshme dhe me statut sepse statuti kërkon se anëtari i kryesisë të votohet nga Këshilli Kombëtar me dy kandidatura dhe votë të fshehtë. Kryetari votoi 15 veta me kandidatura. 20 e disa të tjerë nuk i votoi fare. PD përjashtoi votën. Akti ynë i parë madhor do jetë rikthimi i votës. Do vendosim primaret dhe primaret janë një vlerë e madhe. Qëndrimet e Bashës janë antieuropiane dhe antiamerikane. Përjashtimi i votës është antieuropian dhe antiamerikan. Do rikthejmë votën ta bëjmë shtëpinë tonë, në shtëpinë e vërtetë të lirisë."-tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha: Pengkryetari anëtar i organizatës kriminale nga belgët për 'Toyota Yaris'! ‘11 dhjetori’ zhvillohet në ‘Air Albania’...(stadiumin që e cilësonte si folenë e klanit mafioz të Ramës)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?