Politikë

Votuan pro për Kuvendin në 18 dhjetor, Berisha sulmon Kryesinë e PD: 60% e anëtarëve të korruptuar! Vendim nul! Bashën e bëra unë kryebashkiak, edhe pse zyrtari amerikan më tha të tërhiqesha

16 Nëntor 2021, 17:40| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 20:13

  • Share

FUSHË KRUJË- Lufta brenda PD-së, nuk është më vetëm në rrafshin Berisha Basha, por është shtrirë edhe më tej dhe "armiq" të tij, ish-kryeministri i quan të gjithë që janë kundër tij. Dje në një mbledhje maratonë, Kryesia e PD-së me 26 vota pro miratoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor dhe jo 11, por Sali Berisha e quan vendim nul, kjo sepse sipas tij, ky organ përbëhet nga të korruptuar e që nuk janë zgjedhur, por janë emëruar nga kryedemokrati.

"38 anëtarë nga këta të votuar nga Këshilli Kombëtar, vetëm 15 janë zgjedhur me votë, po si e katandisi partinë, 21 të tjerë, 60% të korruptuar, ajo vendos vetëm sipas kryetarit, ata duhet të jenë të zgjedhur, sot në Kryesi kemi 60% të anëtarësit exio ficio, hiqni dorë nga anëtarësia në Kryesi, se asnjë vendim i tyre nuk ka vlerë, nuk janë legjitim, nuk janë të zgjedhur", tha Berisha.

Berisha i përgjigjet Lulzim Bashës edhe për deklaratën që ky i fundit ka thënë se arriti që të  fitonte Bashkinë e Tiranës, sepse mbajti larg ish-kryeministrin. Kjo sipas Berishës, nuk është aspak e vërtetë. Ai thekson se Basha ka rritur që të marrë Bashkinë e Tiranës falë tij, ndonëse një zyrtar Amerikan i kishte kërkuar që të tërhiqeshe nga hapja e kutive, madje edhe vetë Basha e donte këtë gjë. 

"Basha deklaron se "unë fitova Bashkinë e Tiranës, se përjashtova Berishën nga fushata", e vërtetë kjo miqtë e mi, kjo është e vërtetë sa ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Çdo natë, janë kronikat dhe përveç mundimit që bënim nga qyteti në qytet, çdo natë kthehesha dhe ulesha me Bashën për ta udhëzuar për të nesërmen. Rama doli me 10 vota para dhe mua më njoftojnë se në kutitë janë gjendur vota të keq vendosura dhe këto quhen të vlefshme. Fillon numërimi, dhe një këshilltar amerikan më thotë "atje nga rruga e Elbasanit ka shqetësim të madh për numërimin e votave, druhen shumë se do bëjnë ndonjë deklaratë". I them unë "po numëroj çdo votë në përputhje me këto Kode. Basha është dakord që ta mbyllim këtë punë dhe unë i them që thuaj Bashës "këtë s'po e bëj për ty, por për demokratët. Ai s'mori dot as votat e koalicionit, pas asaj fitore nuk pa më fitore", tha Berisha.

Emrat e botës së krimit tashmë janë bërë pjesë e të gjithë akuzave dhe kundërakuzave mes "babait dhe birit politik". Në një kohë kur Basha thotë se firmat Berishës po ia mbledh Suel Çela e Aqif Rakipi, e për këtë e di gjithë Elbasani, ish-kryeministri i përgjigjet me një tjetër emër të lakuar e të akuzuar nga demokratët si të lidhur me krimin. Berisha tha se Basha nuk ka bërë fushatë në Fushë- Krujë sepse ka marrë ultimatum nga fisi Rraja. 

" Nuk erdhi dot të Fushë Krujë për të bërë fushatë se mori ultimatum nga klani Rraja, e njëjta gjë ndodhi në Elbasan dhe qytete të tjera, ligjin e mori në dorë krimi", tha Berisha

Vijon....

Ora 18:00
Berisha: Bashën e bëra kryebashkiak unë, edhe pse zyrtari amerikan më tha të tërhiqesha

1637083105_bERISHA.jpg

Sali Berisha gjatë foltores në Fushë-Krujë i ktheu përgjigje Lulzim Bashës. Berisha thotë se kryebashkiak e bëri ai, pavarësisht se një zyrtar amerikan i tha të tërhiqeshe nga numërimi i votave të konsideruara si pavlefshme. Madje ai shtoi se këtë që ia kishte kërkuar edhe vetë Basha. 

"Po unë do ju tregoj një pjesë tjetër të kësaj ndodhie. Absolutisht çdo natë, se janë të gjitha kronikat, çdo natë kthehesha dhe ulesha më ish-kryetarin për ta udhëzuar për të nesërmen në fushatë.

U mbyllën numërimet, Edi Rama doli me 10 vota para. Dhe mua më njoftojnë zyrtarët tanë se në kuti janë gjetur vota të keqvendosura. Këto quhen në Kod Zgjedhor të Venecias dhe Aifesit, këto quhen vota të vlefshme. Vota e hedhur gabim në një kuti quhen të vlefshme. Dhe unë kërkoj që ato të numërohen. Fillon numërimi i tyre… Të nesërmen kishim një këshilltar amerikan fushate, më troket, atje nga Rruga e Elbasanit ka shqetësim shumë të madh për këtë numërim që po bën.

Janë të shqetësuar dhe druaj shumë se do bëjnë një deklaratë. I them mik i im po numëroj çdo votë në përputhje me këto kode, se janë legjitime, por nëse duan ata të ambasadës tuaj të shkojnë të shohin dhe të prekin çdo votë atje. Votë kurrë askujt nuk i marr po votë kujt nuk i fal. “Sir” më thotë ai, unë po të flas edhe në emër të zotit Basha i cili është dakord ta mbyllim këtë punë. I them “Sir” thuaji zotit Basha që nuk po e bëj për ty këtë, po për demokratët shqiptarë sepse janë vota  që  i kanë hedhur demokratët shqiptarë. Kjo bisedë është bër ëme shqiptarë kështu që kjo është historia e fitores me 80 vota, i cili nuk mori dot as votat e koalicionit të PD-së ç’është e vërteta dhe që pas asaj fitoreje nuk pa më fitore me sy gjer sot elektorale, por vetëm humbje”, tha Berisha.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sifi: 16/11/2021 19:54

    E mer Sali cfar i ke bere ketij vendi dhe kurre sdo harrohesh.Te pakten ke kurajo dhe pranon vet ,qe i vodhe mandatin Rames me dhune me ne krye Ristanin qe dhe ai e pranoi publikisht . Mos flit per demokracine se kurre nuk e ke zbatuar

    Përgjigju
  • Bobi: 16/11/2021 19:20

    Pse nuk thote Berisha sa qytetare te Elbasanit votuan edhe ne Elb dhe ne Tr per Bashen. Jo vetem nga Elb por edhe nga Kavaja. Vetem Fatmir Kuci I Viktoria Investit sa punetore te tij coi ate dite te votonin Bashen.Qindra demokrate te Elb pasi votuan per te ndjerin Durim Hushin votuan po ate dite per Bashen.Edhe Ferdinand Poni po rrotullohet ne varr.

    Përgjigju
    • Frangu: 16/11/2021 20:46

      Një dëshmi e vyer, kjo juaja. Mos e mbani në anonimitet, ju lutem; mos e mbani veç për vete... Disa detaje të veçanta e bëjnë shumë të besueshëm rrëfimin tuaj. Nëse s'keni kurajë qytetare të dilni hapur, do t'ju mjaftonte një dëshmi video pranë një noteri, mundësisht në praninë e një gazetari të afirmuar. Por unë do t'ju lutesha të dëshmonit me zë e fytyrë për sa kohë jeni gjallë; kjo do t'i shtynte mediat të gjurmonin e të kërkonin edhe dëshmitë e atyre që përmendni. Një ditë historia do të duhej të fliste me fakte. Një ditë historia do të duhej të shprehej qartë për Sali Berishën dhe të gjithë klasën politike të shëmtuar të këtyre viteve.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?