Programacion

E Enjte
13
Janar
E Premte
14
Janar
E Shtunë
15
Janar
E Diel
16
Janar
E Hënë
17
Janar
E Martë
18
Janar
E Mërkurë
19
Janar
E Enjte
20
Janar
E Premte
21
Janar
E Shtunë
22
Janar
Politikë

Berisha nuk përmbahet, akuza Bashës: Rama i mbylli bastet se ia dha atij! Policia na sulmoi më 8 janar me urdhër të Beogradit! PD: Mashtrues kronik

15 Janar, 12:06| Përditesimi: 15 Janar, 14:37

Identik si në çdo ditë të 31 viteve të tij në jetën politike pas shembjes së komunizmit. Sali Berisha nuk përmbahet me akuzat që bën për çdo kundërshtar të tij, madje edhe akuza nga më të çuditshmet që zhbëjnë ato që ai ka thënë më parë.

Këtë herë 'preja' e Berishës është Lulzim Basha. Akuza e radhës ka të bëjë me një prej bizneseve me fitimprurëse, atë të lojërave të fatit. Nga Lezha ish-Kryeministri tha se Qeveria i mbylli në fillim të vitit 2019 pasi ia kaloi online ato një kompanie në Qipro, pronare e së cilës është me 80% të aksioneve bashkëshortja e kreut të opozitës, Aurela Basha.

"Kur ndodhi vrasja në bllok, Edi Rama ndalon bastet. Po te kujt ishin bastet? Bastet ishin të Lul Bravës. Ky i dërgon Dushanin në Prishtinë dhe Rama thotë se në Qipro 80% pronar i kompanisë ishte lul brava nën emrin e të shoqes", tha Berisha.

Partia Demokratike reagoi pas këtyre akuzave, duke i konsideruar gënjeshtra, ndërsa cilësojnë Berishën si 'mashtrues kronik'.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ishte paraditen e sotme në Lezhë, ku kremtoi bashkë me mbështetësit e tij nga ky qark, 31-vjetorin e themelimit të PD-së së Lezhës. Në fjalën e tij Berisha u përqendrua në barazinë që kërkon t'i japë demokratëve mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.  Ai tha se Edi Rama dhe pengu i tij duan të mbajnë peng pluralizmin në vend.

"Ne kemi një armik shumë më të rrezikshëm se ai që kishim para vitit 1990. Ai që kishim, ishte një diktator, i cili kishte urdhëruar vrasje politike, por prapë e kuptoi se uragani i lirisë nuk mund të ndalet. Sot jemi përballë një armiku të egër të pluralizmit. Sot jemi i vetmi vend, ku kreu i qeverisë, kreu i Meduzës, mendon se do mbajë peng pluralizmin në Shqipëri. Mendon dhe beson duke marrë peng Lulzim Bravën, do të mund të vazhdojë të shkelmojë mbi të drejtat e shqiptarëve, mbi interesat e shqiptarëve,” tha Berisha.

Duke e konsideruar 8 janar si faqja më e zezë në 30 vite e një qeverie shqiptare, Sali Berisha ripërsëriti deklaratën se urdhri për të ndërhyrë policia erdhi sipas tij nga Beogradi. "

" Edi Rama rrethoi Lulzim Bravën, pengun e tij, jo vetëm me 8 oficerë garde, me në krye komandantin e rojes së personaliteteve, por Edi Rama i pajisi ata me të gjitha mjetet e dhunës të një policie agresive. Çfarë ndodhi? E shndërroi selinë e PD në një strofull krimi dhe kriminelësh, të cilët vendin e kishin në qeli dhe vetëm në qeli. Çfarë ndodhi? Më 8 janar, në një skenar të parapërgatitur, ai vërsuli me kërkesa direkte nga Beogradi, të faktuara, hordhitë e narkobanditëve me uniformë, kundër demorkatëve paqësorë. E them këtë të Beogradit, sepse Baston Stanishiçi është Mugosha i ri në PS dhe në Shqipëri. Mugosha i ri, e ka marrë 6 herë në telefon Edi Ramën, pas urdhrave që i vinin nga Beogradi. Mbro Lul Bravën. Ai nuk e mohoi këtë kur ia përplasën përfaqësuesit tanë,” tha Berisha.

Në fund Berisha premtoi beteja shumë herë më të fuqishme se ajo e 8 janarit.

"Revolucioni ynë nuk ka të ndalur", tha ai.

Berisha ishte dy ditë më parë rreth 3 orë në Prokurorinë e Tiranës Sali Berisha për të dëshmuar mbi 3 orët e rënda të 8 janarit të kaluar para selisë së PD kur mbështetës të tij shqyen dyer e dritare dhe u futen me dhunë në parti deri në ndërhyrjen e policisë. Në Prokurori Berisha tha se i informoi hetuesit për atë që ai e quan banda e Lulzim Bashës brenda në seli. Sipas tij ka pasur njerëz të armatosur në godinë atë ditë dhe armët u larguan me makinën e kreut të Partisë Demokratike.

Teksa e akuzoi Lulzim Bashën edhe një herë si peng të Ramës, Sali Berisha pati edhe një thirrje për amerikanët. Ai u pyet për mesazhin e Escobar i cili dënoi dhunën në PD, dhe tha se ata që mbështesin Bashën më shpresën se po dëmtojnë atë, nuk i bëjnë llogaritë mirë. Ai kërkoi që amerikanët të mos jenë më me Bashën pasi ai është i lidhur me fondamentalistët.

Ora 14:31
Akuzat ndaj Bashës, PD i përgjigjet Berishës: Mashtrues kronik që sillet vërdallë e tregon gënjeshtra

'Gënjeshtra' i ka konsideruar Partia Demokratike akuzave Sali Berishës ndaj Lulzim Bashës, i cili tha sot nga Lezha se kryeministri Edi Rama mbylli bastet pasi ia kaloi online ato një kompanie në Qipro, pronare e së cilës është me 80% të aksioneve bashkëshortja e kreut të opozitës, Aurela Basha.

Sipas PD, Berisha e tregoi fytyrën e tij të vërtetë më 8 janar dhe se 'vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra'.

"I braktisur nga demokratët, me hallin qe sa vjen dhe i rritet, Sali Berisha vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra. Demokratët dhe Shqiptarët e panë me 8 janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, urdhëruesit të dhunës mbi PD. Demokratët dhe Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur me një mashtrues kronik. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, shqiptarët duan dhe meritojnë një jetë më të mirë", thuhet në reagimin e PD.

Ora 12:31
Sali Berisha nuk ndalet: Edi Rama mbylli lojërat e fatit prej Bashës! Ia dha kompanisë që Lul Brava e ka me emrin e të shoqes

 

Një tjetër akuzë e fortë e Sali Berishës për Lulzim Bashën. Nga Lezha Berisha tha sot se Qeveria e ndërmori aksionin e mbylljes së lojërave të fatit për Lulzim Bashën pasi sipas tij bastet i kaluan një kompanie në Qipro që është 80% në pronësi të gruas së kreut të PD.

"Kur ndodhi vrasja në bllok, Edi Rama ndalon bastet. Po te kujt ishin bastet? Bastet ishin të Lul Bravës. Ky i dërgon dushanin në Prishtinë dhe rama thotë se në qipro 80% pronar i kompanisë ishte lul brava nën emrin e të shoqes", tha Berisha.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 16/01/2022 02:46

    Ik o sali ik o qen,,ik o kelysh i vuk karaxhicit.....

    Përgjigju
  • Iris: 16/01/2022 01:03

    A jeni i sigurt o z.Berisha qe policia ju sulmoi ne 8 Janar me urdher te Beogradit? Shiko se mos te kane keq-informuar,sepse ai qe jep urdhera kunder jush,zakonisht eshte Sorosi.

    Përgjigju
  • Mondi: 15/01/2022 14:12

    Sali ke mbetur po ai qe ke qene.ti sdi gje tjeter vec te shash me liber shpie.kaq fort ta kane perdhunuar sheqeren ne prezence sa ty te dalin kokordhoket e syrit jashte orbite nga urrejtja per ata qe te kundershtojne.po nuk ta kemi perdhunuar ne,keshtu qe hiqu nga ne se ste degjojme dot me

    Përgjigju
    • FOLTORE FALLXHORE Berisha: 15/01/2022 18:53

      z.Mondi ke shume te drejte FOLTORE FALLXHORJA Berisha po aty ka mbet. Gjeja qe din te bej me mire ai FOLTORE FALLXHORJA Berisha eshte te shesi shqiperine , te jet sherbetor i serbit , te bej rremuja te dhunshme etj, ne burg qeni

  • Mala: 15/01/2022 12:41

    Nese çelesi te ka humbur,mos e kerko ne erresire.nese e kerkon me gjetur,kerkoje ne drite.Andaj rama,jo qe e mban peng PD,por as PS nuk e mban peng,E drejton me bashkedrejtues Kryesi dhe Keshill Komabetardhe dhe e ka keshtu sic eshte. PD e keni shkermoq me pare ne disa pjese te imeta,tash ne dy paksa me te medha,keni ashpersuar raportet dhe keni ardhur te habisni jo vetem anetaresine,por edhe nivelet j ashteshqiptare,per nje pakuptimesi,Kush po e sulmon e kush po mbrohet,apo tenton ta merr apo ta mbvron seline e PD-s.Vertet rast i veçante"Par exelance"Lene Ramen me te tijan,Ju merrnu me te juajen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Integrimi në BE, a duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut?