Gazment Bardhi dhe Sali Berisha

Berisha me zë Gazi!

28 Mars, 20:24| Përditesimi: 28 Mars, 20:27

  • Share

Nxjerrja nga goja e Gaz Bardhit të retorikës së Sali Berishës së vitit 2015-2019, nuk se është ndonjë lajm i ri për të ashtuquajturët foltoristët e rinj.

Nga ana tjetër, nuk ka përse të kërkohet ndonjë arsye e të ashtuquajturit radikalizim të Bardhit pas deklarimit të doktorit nga dritarja që ai është kryetar e të tjerët duhet të ndjekin linjën e tillë.

Linja që sot e gjithë ditën apo edhe dje përdor në politikë Bardhi dhe deputetët që ju bashkëngjiten foltores, nuk është realisht një qasje pragmatike për të kënaqur militantët e Rithemelimit, edhe pse mund të quhet edhe e tillë.

Pasi në fakt, kjo është kultura dhe vizioni politik i këtij lidershipi që prej vitit 2017 kanë ricikluar një logjikë dhe një skemë radikale akuzash ndaj mazhorancës dhe krerëve të saj.

Kushdo e mban mend deklaratën në të nxehtë të Gazmend Bardhir, kreut politik të PD-së së qarkut Elbasan, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, kur u vra Pjerin Xhuvani.

“Aty i kishit, ti kishit kapur, kapeni me median (u drejtohet policeve). Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej ekspenonteve të krimit të organizuar dhe trupin e shihni vetë atje. Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vërtet i Taulant Ballës”- u shpreh Bardhi.

Një qëndrim i qartë ku nuk pati asnjë ngushëllim, asnjë keqardhje, asnjë lloj dënimi ndaj dhunës ekstreme siç është vrasja.

Megjithatë, thelbi i riciklimit të akuzave të vjetra, ka vetëm një logjikë: synimin për të homologuar akuzat që rëndojnë e do të rëndojnë ndaj Sali Berishës, me atë të kundërshtarëve të tij.

Kjo logjikë ka qenë një aksiomë politike e Berishës e Metës që nga viti 2013 por që nuk ka pirë ujë në elektoral, pasi njerëzit kanë pritur që llogaridhënia të nisë me një radhë të përcaktuar. E sot sidomos pas non gratës së Berishës, e akuzës së SPAK ndaj tij, kur me procesin e Gërdecin e hapjen e mundshme të dosjes 21 janari, do të kemi kundërakuza edhe më të përbundshme si ato që Bardhi ka nisur këto ditë me riciklimin e të ashtuquajturës dosjes Xibraka.

Në fakt aty e kanë pasur dhe e kanë SPAK. i cili në 70 përqind të punës së tij i ka nisur hetimet nga paditë e opozitës. Por ndëra këta i mirëpresin, kur nisin me paditë nga ana tjetër, Berisha dhe deputetët e tij nuk e njohin SPAK, madje e shantazhojnë me soj e sorollop. Megjithatë sipas gjasave, ende “nuk kemi parë gjë akoma”.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?