Politikë

VIDEO/ Berisha merr një tjetër 'goditje', Bashkia e Tropojës i heq posterin gjigant

14 Tetor 2021, 20:07| Përditesimi: 14 Tetor 2021, 22:55

  • Share

TROPOJË- Fundi i palavdishëm i Sali Berishës u vendos që kur DASH e shpalli 'non grata', që më pas u shoqërua edhe me vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD.

Nëse deri më sot 'mbështetja e vetme' që i kishte mbetur ishte nga vendlindja e tij, duket se dhe tropojanët kanë hequr dorë duke rrëzuar kështu ndikimin që Berisha kishte në këtë qytet.

Bashkia e Tropojës pas shumë vitesh ka hequr posterin e Sali Berishës nga Pallati i Kulturës së Bajram Curri, që e mbante në ballinën e institucionit duke i 'marrë frymën'.  Ndër vite kjo bashki është drejtuar nga demokratë, por edhe nga socialistë përgjatë dy viteve të fundit, por portreti gjigant i Berishës ka qëndruar në këtë institucion.

Por sot bashkia ka vendosur ta heq banderolën duke çliruar institucionin e kulturës nga imazhi i një personi, që akuzohet nga SHBA për minim të demokracisë dhe korrupsion.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ali baba me 40 hajdutet: 15/10/2021 09:25

    Keto jane pune partish qe ne vend qe te investojne meren me politike. Un jam dakort qe te hiqej posteri i Berishes se fundi i fundit ishte thjesht nje udheheqes partie dhe nje ish KM por ama nuk kam qene asnjehere dakort me heqjen e obeliskut te demokracise ne Kavaje dhe me heqjen e 5 herojve te Vigut ne Shkoder e plot te tjera qe jane bere per politike.Permendoret apo emrat e rrugeve te njerezve qe kane kontribuar per te mire te vendit duhet te njihen nga shteti dhe te mbrohen nga shteti e jo t'u vihen rrugeve e shesheve emra partiake.

    Përgjigju
  • Iris: 15/10/2021 01:42

    Fundi i nje epoke dhe simboleve te saj.

    Përgjigju
  • O tej: 15/10/2021 00:14

    Berishes duhet me ba nje topmuti te madh

    Përgjigju
  • Cuko: 15/10/2021 00:05

    Ne Tirone u hoq munumenti I Dulles ,ne Tropoje hiqet posteri I Sales. Hahahahahahaha

    Përgjigju
  • vjeshta: 14/10/2021 20:28

    Edhe Bashkia e Kamzës(quaje bashki) duhet t'i heqë sheshit emrin e qoftëlargut!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?