Politikë

Berisha: Në Kuvendin e 11 dhjetorit, Azem Hajdari do shpallet 'President Nderi' i PD

19 Nëntor 2021, 18:18| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 18:39

  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga 'Foltorja' Librazhdit se në qoftë se PD mbijetoi në vitin 1997, mbijetoi para së gjithash dhe mbi të gjitha nga mbështetja e të prëndjekurve politik. Sakaq, Berisha tha se ata qendruan të pamposhtur, ndërsa njoftoi se në Kuvendin Kombëtar të PD më 11 dhjetor,  themeluesi i PD Azem Hajdari, do të shpallet 'President Nderi' i kësaj partie.

"Asnjëherë nuk harroj unë figurat e tyre. Nuk harroj qendresën e tyre në çdo vështirësi, ishin të palëkundur, të pamposhtur. I pamposhtur ishte Ali Spahija, Pjetër Arbnori, në të gjitha nivelet dhe në fund të fundit, se qe periudhë e vështirë, që në fakt u bë gjithçka të asgjesonin Partinë Demokratike. Problemi i tyre ishte se donin të vazhdonin pas 91 dhe 92-shit, siç vazhdoi Millosheviçi në Beograd, donin të vazhdonin në Shqipëri. Përmbysja e pushtetit ishte çështja që i bënte më hakmarrës se kurrë. Dua t'ju informoj se në Kuvendin e 11 dhjetorit, themeluesi i PD Azem Hajdari do shpallet 'President Nderi' i përjetshëm i kësaj partie."-tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha nga Librazhdi: Basha ka 2 dosje mbi kurriz, lobimin rus dhe 'Toyota Yaris'! Më kërkonte të mos e përmend Suel Çelën! Reagon kreu i PD: Sa poshtë ke rënë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?