Lulzim Basha

Berisha në hetim për korrupsion pasiv, PD: Drejtësia të veprojë mbi këdo që ka abuzuar me pushtetin

23 Tetor 2023, 18:02| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 18:20

  • Share

Partia Demokratike, e drejtuar nga Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë për vënien në hetim nga SPAK të Sali Berishës, për privatizimin e ish-klubit sportive “Partizani” ku dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ndërtoi kulla.

“Qëndrimi është i qartë. Drejtësia të veprojë mbi këdo qe ka abuzuar me pushtetin përmes korrupsionit”  - është qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike, shpërndarë publikisht nëpërmjet zëdhënëses së PD-së, Mirela Karabina.

Ndër të paktët politikanë që kanë dalë në mbrojtje të Berishës, ka qenë edhe Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i cili e ka quajtur urdhër politik të kryeministrit Edi Rama për të intimiduar opozitën, masën e sigurisë të vendosur ndaj Berishës nga SPAK.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, aleati i kreut të Rithemelimit, u shpreh se drejtësia me regji ka ndërmarrë akte antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Berishës.

Edhe vetë Berisha e cilësoi arrestim politik prangosjen e dhëndrit të tij Malltezi dhe marrjen e masës së sigurisë për atë vetë.

Berisha tha se përgjegjësinë për privatizimin e ish kompleksit partizani e kanë pasur Fatos Nano dhe Edi Rama. Ai nuk kurseu akuzat ndaj ish prokurores së SPAK që firmosi urdhër-arrestin, ndërsa mbrojti dhëndrin e tha se ndërtoi në ish kompleksin partizani duke pasur do gjë të deklaruar në bankë.  

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • nani: 24/10/2023 09:08

    tani ka shanse te fitoje krahu i Bashes

    Përgjigju
  • Tani: 24/10/2023 07:28

    Basha do meret ne pyetje per rrugen e arberin apo jo e ka kta te tjeret

    Përgjigju
  • Mario: 23/10/2023 23:14

    Ik o Luli mos bej moral, se atje do shkosh edhe ti per aferen e Rruges se Kombit, mos te themi edhe shitjen e detit apo 21 Janarin.

    Përgjigju
    • Ehuu: 24/10/2023 10:29

      Ky eshte me leter doktori, prandaj nuk thirret dhe per 9 musj

  • Zari: 23/10/2023 21:01

    Hajde Lylo se dhe ty do vij rradha po he.

    Përgjigju
  • erion: 23/10/2023 20:39

    Ligji duhet te veproje se pari mbi Lul Bashen I akuzuar si hajdut ne kohen kur drejtonte ministrine e transporteve per vjedhjen e miliona eurove te rruges se kombit I akuzuar si tradhetar ne kohen kur drejtonte ministrine e jashtme si personi qe firmosi shitjen e detit I akuzuar si vrases ne kohen qe drejtonte ministrine e brendeshme si bashkautor i 21 janarit I akuzuar si manipulator zgjedhjesh pasi erdhi ne krye te bashkise Tirane me vota te grabitura. I akuzuar si bashkepuntor i pushtetit dhe i pabese ne kohen kur drejtonte opoziten te cilen e shiti tek edi rama, duke i dorezuar ne fund edhe babain e tij politik per 1 karrike. Ky eshte Lul Zullumi

    Përgjigju
  • flori: 23/10/2023 20:31

    Edhe kete bashen kete shkerdhaten,,denojeni dhe kete,, se ka vjedhur ne rrugen durres -kukes bashke me saliun...

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 23/10/2023 19:48

    LylyzimiqëLYLYZON ashtu siç thua do behet....edhe ti do thirresh nje dite si babai yt shpirteror salehStalinisti nga SPAKU per milionat qe vodhe ne rrugen e Kombit dhe salehu te shpetoj me proceduren e raportit mjeksor...aty e ke dosjen Lylyzimmm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?