Distancimi i opozitës nga figura e Sali Berishës, do të ishte në të mirë të saj por edhe të vendit. Kështu u shpreh Deputetja Socialiste Ermonela Felaj, në Report Tv, pas vendimit të DASH për shpalljen ‘Non Grata’ të ish kryeministrit Berisha.
Shpallja non grata e Berishës ishte e qartë sepse ai akuzohet në mënyrë të hapur për korrupsion. Opozita të shkëputet nga figura e Berishës dhe sjelljes së tij, pasi vlen jo vetëm për ata por edhe për vendin. Vendimi i DASH sinjal për të gjithë që është në pozita përgjegjësie”, tha Felaj.
A është vendimi i DASH një sinjal edhe për presidentin Meta?
“Thirrja është për të gjithë. Kushdo që mban këtë lloj standardi sjelljeje të përcaktuar si standard i një abuzuesi dhe i një të korruptuari ky është një standard i papranueshëm për demokracinë, për SHBA që mbahen si kampion të demokracisë dhe jo vetëm. Thirrja vlen për çdolloj personi që është në pozita të të ushtruarit të pozitave qeverisëse apo do vihet në këto pozita”, shtoi ajo.
Deputetja socialiste thotë se janë të gjitha provat që presidenti Meta ka shkelur kushtetutën dhe mjaftojnë që ai të shkarkohet.
“Presidenti u përfshi gjatë gjithë kohës në fushatë dhe cënoi edhe postin e tij. Provat janë publikuar tashmë dhe ai ka kompromentuar rendin në vend, nga ana e kushtetutës janë mjaftueshëm këto shkeljet per të vazhduar me procesin e shkarkimit.Do kisha dashur që presidenti t’i kuptonte shkeljet më herët dhe të tërhiqej nga detyra”, shtoi deputetja.
Feja thotë se mandati i tretë i Partisë socialiste do të fokusohet më tepër te ekonomia dhe punësimi i të rinjëve.
“Punësimi i të rinjve është prioritet dhe nuk pretendojmë që ato rruga qe këmi ndjekur të kemi rezultate të larta, ndaj kem i bër ftesë për këdo që ka aftësi të na bashkohet nga ana e studentëve. Duam të krijojmë një standard të qëndrueshëm, pasi është baza e fortë që na bënë të ecim më përpara”.
Po mi shoku por kur do ta shkarkoni dhe ta fusni ne biruce. Pse nuk e beni kur keni prova te mjaftueshme
Përgjigju