Berisha kriminalizoi në mënyrë gjakësore nën petkun e demokracisë shoqërinë shqiptare !
Por ai nuk po dënohet dhe poshtërohet për këtë !
Kriminalizimi i tij ishte diabolik, i strukturuar dhe “vizionar”.
Por ai nuk po dënohet prapë për këtë !
Ai nuk ngriti themelet e drejtesisë sociale dhe morale të shqiptarve të sfilitur nga shprishja e gjakut dhe përçarja 50 vjeçare, ai nuk rivendosi në vend të drejtat e shkelura por ai e futi thikën akoma më thellë.. dhe e rrotullonte në plagë sa herë ti leverdiste për ambicjet e tij personale dhe djallëzore !
Por as për këtë nuk po poshtërohet dhe dënohet !
Burgjet, vrasjet, rrahjet mizore, 97-ta, Gërdeci, 21 janari, linçimet e pamoralshme që bën pa rreshtur ndaj kundërshtareve, janë vetëm maja e ajsbergut të një qënie nga më të ligat qe ka nxjerre kjo tokë.
Goja e tij e mbushur me gjak-helm dhe vulgaritet ndaj si’vëllezërve të tij rrallë kanë qënë tipar i nje lideri ballkanik, europian jo e jo !
Por nuk po dënohet e poshtërohet për këtë !
As per korrupsionin e pa nginjur te librit të tij të familjes nuk po dënohet e poshtërohet !
Ai po dënohet, poshtërohet dhe ç’aktivizohet që të heqë kthetrat dhe dhëmbët e drakules nga damarët e qafës së Partisë Demokratike, të cilën e ka kthyer në topuz kundër USA dhe mburojë interesash personale.
USA zgjodhi mençurisht të reagonte mbas zgjedhjeve dhe jo perpara tyre, në mënyrë që mos ndikonte në rezultat, por tani, pikërisht tani ishte momenti më i duhur, ku goditja është finale, është strategjike, është nje Shah-Mat mbretëror !
Mesazhi i jepet te djathtëve shqiptarë dhe anëtarve të PD sidomos, të shkëputen nga pengmarrja, të zbojnë skllavin Basha, dhe të rifillojnë një epokë të re !
Mesazhi i USA i shkon dhe zgjatuesve të Berishës në Drejtësi, në Gjykatë Kushtetuese, Prokurori apo kudo qofshin .. ata duhet ti lënë 2 kuajt e tyre te ngordhur, basti i tyre mbi ta nuk e fiton dot garën me USA tashme !
Eshte për të ardhur keq që pavarësisht sa më sipër, Berisha dhe familja e tij si dhe Basha po ashtu kanë vazhduar të amplifikojnë pasuritë personale, dhe rotacioni i pushtetit politik edhe pas 8 vjetësh nuk ja u ka hetuar krimet as ja u ka zbehur hovin, ka raste ku përkundrazi.
Berisha tani duhet të zgjedhë mes heqjes së dhëmbëve nga qafa e PD ose hekurat e burgut, të dyja përjashtojnë njëra tjetrën, por dihet që Berisha do zgjedhë kokën e tij, pavarësisht se ai do të dontë të ishte djepi dhe varri i PD, me shpresë në Zot kësaj nuk do tja arrij !
Pavarësisht se Berisha-Basha kanë tjerrë me kujdes pëlhurën anemike të Deputetëve të PD (mbushur plot mediokër e mëkatarë të marrë peng) ky dhe vetëm ky është momenti i rigjenerimit të asaj Partie që është aset për Shqipërinë dhe Demokracinë e saj !
Për çdo naiv që i fryn era në tru dhe tund si flamuj të Berishës, ardhjen e Demokracisë, Naton.. etj etj i them veç dy fjalë.
Ne ishim turpi i Evropës, i fundit vënd në Evropë që u shkëputëm nga kampi ish komunist, nuk na e solli Berisha Demokracinë, përkundrazi ai si pelivan i cdo sistemi perkundrazi na e vrau dhe shëmtoi atë.
Në NATO nuk na antarësoi Berisha por interesat gjeopolitike që kanë të bëjnë me Shqipërinë.
Berisha patjetër si kushdo ka dritë hijet e tij, por raporti është përherë në favor të territ dhe ferrit që pushton atë dhe çka ai përfaqëson.
Shqiptarët duhet të mësojnë nga kjo histori, që nuk ka idhuj dhe vlerat janë universale.
Shqiptarët duhet të mësojnë që historinë e shkruajnë ata, jo idhujt pa krena !
bravo...me mire vone se kurre....
PërgjigjuTE LUMTE! SHKRIM TEPER I GODITUR E I ARRIRE...
PërgjigjuRespekte, me kete shkrim ke goditi edhe ca sopra qe akoma kane frikë nga hija e qoftelargut