Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibejt po i ndodh pa k a shumë si Sekretarit Blinken apo ambasadores Yuri Kim me Sali Berishën.
Basha dhe Alibej të dy të janë ndër ata deputetë që kanë deklaruar qartë që nuk shkojnë në mitingun e Sali Berishës pasi i shërben përçarjes së opozitës dhe interesave familjare të Berishës. Pas kësaj Sali Berisha i ka kërcënuar Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibej të mos shkojnë në protestë më 7 Korrik, duke nënkuptuar linçimin e tyre.
Në fakt që të dukej më vizionar duhet të fuste në listë dhe dhjetëra deputet të tjerë që kanë deklaruar se nuk do të shkojnë pasi kështu do të dukej me e plot lista e atyre që nuk do ishin në protestë, dhe do të quhej që nuk i “qasi” Berisha jo se nuk donin.
Është pak a shumë si ajo që i ka ndodhur me Sekretarin Blinken me të. Pasi ai e damkosi si minues i demokracisë, si i përfshirë familjarisht në korrupsion madhor dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë, ky e hodhi në gjykatë dhe deklaroi se nuk shkon në SHBA , pa i kërkuar falje Blinkeni. Në fakt problemi që ka nuk është se nuk i kërkon falje zoti Blinken, por se nuk shkon dot më familjarisht në SHBA.
A thua se e ftoi dikush në SHBA, apo akoma më keq e ftoi Sekretari Blinken po ky nuk shkon pa i kërkuar falje.
Njësoj dhe me ambasadoren Yuri Kim. Pasi ajo deklaroi distancën zyrtare të ambasadës së SHBA me personat e shpallur “a non grata” dhe akoma më keq i paralajmëroi se nuk mund të hanin bar, për Sali Berishën, ky deklaroi se nuk ka për ta takuar kurrë ambasadoren Yuri Kim se është vegël e Sorosit dhe Edi Ramës.
Problemi nuk është se nuk ka për ta takuar ky por se nuk e takon ajo.
Kështu është dhe rasti i Luzlim Bashës dhe Enkelejd Alibej. Ata e kanë deklaruar që nuk i shkojnë në miting. Bashkë me të dhe shumë deputetë të tjerë të opozitës. Tani ky meqë nuk i bindi dot të shkojnë po bën si i fort para grave të PD, për të treguar që nuk i pranon.
Dhe këtë e bën për një miting të cilin në fakt e mbledh pikërisht për të pritur në shesh vendimin e Gjykatës për të cilën dyshon se mund ta fitoj Lulzim Basha. Duke e pritur atë në shesh, duke mallkuar Bashën, Alibej, Bardhin etj, ai po ja jep të plot identitetin mitingut të 7 Korrikut si miting antiopozitar që vulos përçarjen historike të saj.
Dhe në këtë pikë e ka gjithë simpatinë e Edi Ramës. Duhet ta mirëkuptoj se ai nuk flet dot, pasi e ka të ndaluar të shpreh simpati për “a non gratat”, por nderin sidoqoftë ja di.