Berisha: Mund të mblidhemi në stadiumin 'Air Albania', pas Kuvendit të 11 dhjetorit do caktojmë protestën e madhe

3 Dhjetor 2021, 18:03| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 19:26

  • Share

 

Ish-kryeministri Sali Berisha foli nga ‘Foltorja’ e Devollit për Kuvendin e 11 Dhjetorit. Berisha u shpreh se për 7600 delegatët e PD do të ishte stadiumi 'Air Albania' për t'u mbledhur, por kjo varet nga kushtet atmosferike. Berisha tha se pas miratimit të ndryshimeve statutore do të përcaktohet dita kur do të zhvillohet protesta e madhe kombëtare.

"Në datën 11 demokratët do të jenë në këmbë më të fuqishëm se kurrë. Do të përcaktojmë pas saj ditën e madhe të protestës kombëtare në të cilën do të shpallim kërkesat tona deri në fitoren e plotë. Në 11 dhjetor ne së bashku do të votojmë një statut në të cilën kemi qëllimin madhor rikthimin e lirisë së munguar, votën e lirë, poshtetin tuaj në PD. Lulzim Basha shkatërroi strukturat e kësaj partie. Ku do të mblidhemi ne 7600 veta? I vetmi vend ku mund të mblidhemi për të treguar se jemi seriozë me numrin e të gjitha, është stadiumi 'Air Albania', por për motin nuk e dimë", tha Berisha.

Vendi që Berisha ka zgjedhur për 11 dhjetorin "Air Albania" në fakt është sulmuar po nga ai vetë dy vite më parë duke e cilësuar si “folenë e klanit mafioz të Ramës”.

Postimi i Berishës në 2019


Lajmi kryesor:

Berisha: Pengkryetari anëtar i organizatës kriminale nga belgët për 'Toyota Yaris'! ‘11 dhjetori’ zhvillohet në ‘Air Albania’...(stadiumin që e cilësonte si folenë e klanit mafioz të Ramës)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?