Sulmi i dhunshëm ndaj selisë së Partisë Demokratike, nga një grup me vare, leva, shkallë, molotov etj., ka shënuar edhe braktisjen e madhe të Sali Berishës nga demokratët, grupi i deputetëve të Foltores dhe figura të tjera të rreshtuara krah tij pas 9 shtatorit 2021, kur Lulzim Basha e largoi nga partia.
Sali Berisha kishte deklaruar se 44 mijë demokratët që kishin shkarkuar sipas tij Lulzim Bashën në referendumin e 18 dhjetorit 2021, do të rrethonin sot selinë e PD-së për të zbatuar vendimin e marrë prej tyre. Në fakt, sot u mblodhën para selisë së PD-së më pak se sa 1 mijë persona, duke thelluar më të tej dyshimet për vërtetësinë e referendumit të 18 dhjetorit, një proces gjithsesi pa asnjë bazë statutore.
Por, Sali Berisha u braktis sot edhe nga grupit i deputetëve të Foltores. Nuk janë parë sot në dhunën e organizuar kundër selisë së PD-së deputetët Oerd Bylykbashi, Luçiano Boçi, Tritan Shehu, Bujar Leskaj dhe Edmond Spaho. Mbetet për t’u parë nëse kemi të bëjmë me një tërheqje taktike për të evituar edhe pasojat ligjore apo me një fillimin e një distancimi nga Sali Berisha. Në hije ka qëndruar edhe Edi Paloka, një nga mbështetësit kryesor të Sali Berishës, të cilin Basha e shkarkoi si kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Nëse Berisha ishte protagonist dhe udhëheqës në terren i veprimeve të dhunshme, grupi i deputetëve qëndroi i distancuar.
Pranë Sali Berishës është shfaqur vetëm i përhershmi, Flamur Noka. Sali Berisha u braktis sot edhe nga Bujar Nishani dhe Jozefina Topalli, dy kundërshtarët më të egër të Lulzim Bashës, dhe rrjedhimisht mbështetës të lëvizjes së Berishës. Tentativa e sotme për të marrë selinë e PD-së me dhunë është goditja e dytë për Sali Berishën pas protestës së 20 dhjetorit para Kryeministrisë, kundër vizitës së Vuçiç, ku morën pjesë vetëm disa qindra vetë.
Protest paqsore po thotë Sala me qekiq 20 killa tu thy dyrë e dryna
PërgjigjuKy sb-ja eshte thjesht nje kriminel ordiner. Nje plakaruq i semure dhe tejet maskara dhe i degjeneruar e i mbaruar. Shume e çuditshme se si mund ti shkosh mbrapa nje plehre te tille?!!....
Përgjigjupo akoma me kete vrases ,po braktiseni te gjithe mor i kini mende a po ju
PërgjigjuOr Berishovic ketu ne shkrime dhe ne fotografit e gazetave mungon nje fytyre kryesore ku gjendet ne kete moment Kokallari rasa e fundit te sorave,dote festoja po te ndegjoja se esht arestuar ,ose dikush ja dha nji plumb mjedis syjve,or shqiptare mos humbasni kohen me keta dy idiota pse keta ju duan vetem qe ti mbroni dhe asgje tjeter se dikush nuk e ka edhe buken ketyre nuk ju intereson ,por ju si popull duhet te bashkoheni si komb e as per Berishoviqin,as per kete me dy ftyra nje Shqiptare dhe qetra Hollandeze ,e as per vellaun e Vucicit ,por per nji parti bashkimi kombetare tju japim shembull botes se sa te bashkuar jetojne Shqiptaret,pse keta te tre e ndajne popullin .
PërgjigjuAta nuk jane distancuar nga berisha.Ata jane frymezues te berishes dhe turmes,pa perjashtim.Por si te paskrupull dhe frikacake nga ligji,u fshehen ne skuta dhe ferkonin duart.Dhe dalin nga ky veprim kriminal "me duar te pastra".E pate saliun si tua?"po cti bej une ketyre","nuk pati dhune,ishte paqesore"
PërgjigjuTe gjithe ata qe jane te paret per lajka dhe poste,jane te fundit per sakrifica.Po te arrestoheshin sot,nuk i shohin me karriget,privilegjet dhe rrogat me te cilat jane mesuar.Po e ruajne veten per diten kur te vine ne pushtet.Po Evi Kokalari ku u zhduk,apo dhe kjo e ruan <<biografine>> te paster per ndonje post te premtuar?!
PërgjigjuISHTE DHE AI BUZË VIÇI, AI MO KËRRIÇI SE NUK MË KUJTOHET EMRI. KY DEBILI, KËRRIÇI ISHTE I NGREFOSUR SE SALI KËLLIRA U KA NDARË POSTE DHE KY KËRRIÇI ISHTE PREGATIT ME U BO I MODH FARE, KËRRIÇI ORE NDAÇ MOS E BESONI!!!!!!!!
PërgjigjuJo une e pashe Nishanin ne fillim kur erdhi Saliu e pastaj u zhduk se helbete eshte pa qejf i dhemb kemba e majte! Edhe dora e majte gjithashtu! E pashe qe terhiqte kemben e majte zvarre-zvarre. T
PërgjigjuTush Laberia
Hahaha e vertet e pash dhe une hidhte dy te Marta kur ikte... ndersa Bullar Leska ishte shtrire tek lana ishte shume tap.