Flamur Noka, Lulzim Basha dhe logoja e SHISH

Politikë

Berisha shtyn Flamur Nokën për t’u futur në zyrat e SHISH? Deputeti i PD-së kërkesë për kontrollin e institucionit të sekreteve

15 Tetor 2021, 16:11| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 16:53

  • Share

Partia Demokratike nuk i ndahet Shërbimit Informativ Shtetëror si në opozitë ashtu edhe kur ka qenë në pushtet. Përpos kërkesës për ngritjen e tre komisioneve hetimore për zgjedhjet e 25 prillit 2021, çështjen ‘Becheti’ dhe incineratorët, deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka kërkuar ngritjen e një nënkomisioni me anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare për të kontrolluar veprimtarinë e Shërbimit Informativ Shtetëror. Noka e ka artikuluar këtë kërkesë në një nga mbledhjet e fundit të Komisionit të Sigurisë, para se të shkarkohej nga Lulzim Basha si nënkryetar i këtij komisioni, për t’u zëvendësuar më pas me deputetin Ferdinant Xhaferraj.

Nënkomisioni, nëse do të pranohet nga maxhoranca, është një mënyrë e Partisë Demokratike, për të hyrë në zyrat e SHISH dhe për t’u njohur me detaje rreth veprimtarisë së institucionit kryesor të sekreteve në Shqipëri, pasi ky organ duhet të ketë në përbërje edhe përfaqësues të opozitës.

“Propozoj që duhet të krijohet një nënkomision për kontrollin dhe monitorimin e punës, aktivitetit dhe veprimtarisë së Shërbimit Sekret Shtetëror; një nënkomision për monitorimin e aktivitetit, të punës dhe veprimtarisë së Ministrisë së Brendshme, të Policisë së Shtetit, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe një nënkomision për monitorimin e aktivitetit, të veprimtarisë dhe të punës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe shërbimit sekretet të saj”, ka pohuar Noka.

Në përgjigjen e tij, kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço, ka ftuar Nokën që ta formalizojë kërkesën me shkrim, në mënyrë që të shqyrtohet më pas nga kryesia e Komisionit dhe Konferenca e Kryetarëve. Por, Noka u përgjigj që kërkesën ta bëjë Naço dhe të paraqesë në Konferencën e Kryetarëve. Nuk dihet nëse Noka e ka bërë kërkesën në kokën e tij apo është shtyrë nga Sali Berisha, i cili që nga viti 1992, ka treguar një zell të papërmbajtur dhe fiksim politik për shërbimet sekrete dhe përgjimet.

Si reflektim i këtij fiksimi, Berisha ka demostruar një obsesion të vazhdueshëm për kontrollin e shërbimeve informative, duke krijuar përplasje të forta me Perëndimin, siç ishte edhe rasti kur shkarkoi në gusht të vitin 2012 kreun e SHISH, Bahri Shaqirin, duke e zëvendësuar me Visho Ajazi Lika, i cili ishte pjesë e qeverisë së tij si zëvendësministër për Inovacionin.  Berisha e përjetoi dramatikisht dorëheqjen e Visho Ajazi Lika në 2017, të cilit iu ofruar një post ambasadori.

Nga ana tjetër, Noka është shfaqur si një nga mbështetësit më të zjarrtë të Berishës, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar të PD-së, si reflektim i një kërkese ultimative të amerikanëve, të cilët kanë shpallur Berishën dhe familjen e tij non grata për korrupsion, shantazh dhe minim të demokracisë. Disa ditë më parë, Lulzim Basha e shkarkoi Nokën si nënkryetar të Komisionit të Sigurisë, duke e paralajmëruar për përjashtim nga grupi parlamentar të PD-së, për shkak të përsëritjes së akuzave të Berishës në mbledhjet e grupit të PD-së dhe shfokusim të aksionit opozitar.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maksi: 15/10/2021 21:54

    Deri dje, kisha neveri dhe antipati per kete Mulin. Pas ketij shkrimi, del qe nuk eshte aq idiot. Ata qe shkruajne mbase jane, se nuk lexojne ligjet. Ngritjen e nje nenkomisioni per SHISH nuk e kerkon Muli por ligji per SHISH i 1998. Nje boshllek qe ende nuk eshte plotesuar. Kuvendi ka patur gati nje projektligj per mese 10 vjet. Nenkomisioni nuk eshte komision i posacem hetimor. Nejse, ajo qe ia fut kot Muli eshte zgjerimi i kompetences se nenkomisionit per organe te tjere, te llojit policor. Kuptohet, aq e ka kapacitetin. Ne fakt si ai jane te gjithe kaqolet ne Kuvend. Hajde palo gazetar hajde. Shko ore fellohu neper ligje e shkresa. Pastaj shkruj. Njesoj me Merron je ti? Ti mund te pyesesh pse e kerko Muli tani? Sepse, shko e pyt ne Kuvend, projektligji parashikon qe kreu i nenkomisionit te ishte nga opozita. Dhe e donte post per veten. I mavri gazetar me boje.

    Përgjigju
  • Iliri: 15/10/2021 17:03

    Ky qenka i shqetesuar per aktivitetin e Sherbimit Informativ, por nuk e ka pasur fare problem qe i sherben Saliut i cili ishte kreu i shtetit kur Shqiperia theu embargon e naftes ndaj Jugosllavise dhe ishte KM kur Shqiperia beri marreveshjen e detit me Greqine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?