Mero Baze

Berisha si garant i të pakënaqurve të Bashës, në PD

27 Tetor 2020, 21:20| Përditesimi: 27 Tetor 2020, 21:22

  • Share

Sali Berisha është kthyer në rrufepritës të Lulzim Bashës dy ditët e fundit, duke u përpjekur ta lehtësojë atë, nga dy makthe që i janë shfaqur: Komisioni ‘Nishani- Ruli’ dhe Jozefina Topalli.

Ndërkohë që gjithë propoganda e Bashës po përpiqet të lartësojë Komisionin ‘Nishani- Ruli’, duke vlerësuar se do t’u qëndrojë testimeve përjashtuese të elektoratit për shumë figura të PD, Sali Berisha duket se e ka zhbërë Komisionin me një fjali.

Edhe ai, si shumë të dëshpëruar që kanë humbur votat, deklaroi se fjala finale jepet në Kryesi të PD dhe se vendimet e Komisionit do korrigjohen, pasi Komisioni ka një marzh gabimi.

Kjo nuk është thjesht një hakmarrje e tij ndaj Rulit, për talljen që i bëri duke i rekomanduar pensionin. Është pak më shumë. Ai po përpiqet ta zhbëjë Komisionin, si një shpikje idiote të Bashës, pasi e kupton se është më e lehtë kostoja  e gabimeve të Bashës në listë, se sa kostoja që mund të marrë PD duke shpëtuar Bashën nga përgjegjësia e listës.

Diabolizmi i Bashës për të hequr figura të diskretituara përmes Komisionit, duket se nuk ka kaluar aq lehtë tek Berisha, i cili praktikisht e ka zhbërë autoritetin e Komisionit me deklaratën e tij, për t’i rishqyrtuar ata që janë djegur nga Komisioni.

Ky akt i jep fund autoritetit të Komisionit dhe e bën edhe më qesharake atë që u quajt garë në elektoratin e PD për të skualifikuar figurat më pak popullore të PD.

Ndërhyrja  e dytë është tek zonja Topalli. Ndërsa Basha vetë dhe gjithë propagandistët e tij, i janë turrur Topallit, pse ajo po tenton të formojë një parti për të vazhduar karrierën politike të ndërprerë nga Basha, Berisha ka kujtuar qëndrimin e tij kritik për heqjen e Topallit dhe Patozit më 2017, duke theksuar se Topallit i takon me statut të PD të jetë kandidate për deputete, pavarësisht Komisionit apo Bashës.

Kjo është një përpjekje finale për të ndalur Topallin të formojë një parti të re, duke i thënë se ai është garanti që ajo mund të futet në listë të PD-së.

Problemi është se fushata e fyerjeve ndaj Topallit, dirigjuar nga Basha, ka shkuar shumë larg, sa kandidimi i saj në listën e PD do ta bënte dhe më qesharak Bashën para demokratëve.

Të dyja qëndrimet e Berishës janë të ndryshme nga qëndrimet e Bashës, për të njëjtat çështje. Basha ka orientuar se të përjashtuarit nga Komisioni nuk do jenë në lista dhe ka akuzuar Topallin se po ndihmon Edi Ramën.

Berisha thotë se të përjashtuarit mund të rikandidojnë dhe se Topallit i takon me statut të PD të jetë kandiate.

Edhe pse ngjan si ndarje e fortë mes tyre, në fakt është thjeshtë një përpjekje e Berishës për t’u bërë rrufepritës i Bashës. Ai, njësoj si më 2017 pas humbjes së Bashës, mori rolin e kritikut të Bashës, për t’i mbajtur të pakënaqurit rrotull vetes, që t’I çonte sërisht në vathën e Bashës.

Të njëjtën gjë po bën dhe tani. Ai po përpiqet t’i mbajë me shpresë të përjashtuarit dhe po nxiton të pengojë Topallin të formojë parti, duke i sugjeruar statutin e PD, si shpëtimtar.

E gjitha kjo, që në finale të jetë garanti i të pakënaqurve nga Basha në PD, për t’i dhënë dhe një herë dorën Bashës.

Komento

Komente

  • Haha: 27/10/2020 23:16

    Ti jape edhe njeher doren Bashes... mender ti dhjese ne te

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?