Sali Berisha është duke shtrënguar dhëmbët, jo aq nga Edi Rama, se sa nga Lulzim Basha dhe Ilir Meta. Të dy “pasardhësit” e tij, që mund ta rikthejnë në pushtet, kanë 24 orë që tallen me të, duke u marrë me marrëveshjen e detit të 2009, të cilën e kanë votuar të tre, por që dy prej tyre tani e mohojnë dhe e quajnë tradhti.
I vetmi që e ka mbrojtur vazhdimisht këtë marrëveshje është Sali Berisha. Ai edhe kur e hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese, vazhdoi ta mbrojë dhe i ka bërë thirrje Qeverisë “Rama” ta riaktivizojë, pasi është “marrëveshje e drejtë”.
Berisha ka shkuar dhe më tej, duke deklaruar se ajo u hodh poshtë nga ndikimi i një vendi anëtar të NATO-s, jo fqinj me ne, duke lënë të nënkuptojë Turqinë, por dhe SHBA.
Pas daljes së kabllogrameve në Wikileaks, u pa qartë që dhe SHBA e kishte ndjekur me shqetësim situatën.
Tani pas 11 vitesh, halli i Berishës nuk është Greqia, që ka njohur vendimin e Gjykatës dhe do të rihapen negociatat, apo Edi Rama që do negociojë, por Lulzim Basha dhe Ilir Meta, që e trajtojnë atë që kanë bërë bashkë me Berishën, si një kopil që i duhet lënë në prehër Berishës, e jo atyre.
Ata të dy kanë 24 orë që njëri mbron vendimin e Gjykatës Kushtetuese, inicuar nga Edi Rama, që hodhi poshtë marrëveshjen, tjetri, që ka firmosur marrëveshjen me Bakojanis, motrën e Micotaqisit të sotëm, e quan marrëveshjen tradhti dhe kërkon transparencë.
Të dy po e trajtojnë Berishën si përgjegjës për marrëveshjen e parë, me shpresë mos kapin ndonjë votë nga marrëveshja e dytë. Dhe për këtë nuk kanë lënë debil pa aktivizuar të shkruajë broçkulla, përfshi dhe ata që i paguan Shkëlzeni në borderot e televizionit të vet, vetëm e vetëm që të duken sikur nuk janë ata që votuan një herë marrëveshjen e Berishës.
Duhet të jetë shumë e dhimbshme të shikosh fëmijët e tu biologjik dhe politikë, se si të flakin si mish për qentë, vetëm që të vazhdojnë më tej rrugën drejt pushtetit.
Për ata që nuk e mbajnë mend historinë dhe e dëgjojnë sot për herë të pare, duket sikur më 2009 Berisha ka shitur detin, por Meta, Basha dhe Shkëlzeni s’kanë ditur gjë. Ky i fundit dhe mund të mos ta ketë ditur, se shiste fishekë në atë kohë, por këta të dy të tjerët e kanë votuar vetë.
Ai po hesht, jo se ka frikë të mbrojë marrëveshjen që ka firmosur, se aq burrëri e ka pasur dhe e ka mbrojtur edhe më vonë, por nuk do të bjerë në sy që po e e trajtojnë si “kokë turku” në këtë histori.
Dhe duhet të jetë, ose një i dëshpëruar i madh, ose një plak pervers, që t’i lejojë me vetëdije ta pështyjnë për atë që ka bërë, me shpresë se ashtu i ndihmon të ecin drejt pushtetit.
Është e vetmja mënyrë t’i ndihmojë të duken ndryshe nga ai, duke pranuar të nxijë vetveten, që ata të duken më të bardhë.
Ky Mero ka qene dhe me Shikun mor bab. I di mire keto punet e Sales. Per nja 10 vjet ia mbante e conte ne banjo per te shurrosur.... tani thjesht ka nderruar padron...
PërgjigjuIlir muti we esht ber as qi e as leshon mjer ky vend ke ka president. Pse nuk meret spak me pasurine e ketij bulit dhe si i mban ky femijet me shkollim ne angli,me pallatin??? Spak duhet ta kapi dashin nga briret dhe me nje ritem me te Shpejte pasi mesaduket shume nga keta soje do gjykohen pas vdekjes si ph berisha gjinushi etj etj
Përgjigju