TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar deputetët që u larguan dhe krijuan parti të re, ‘Djathtas 1912’.
Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u pyet edhe për krijimin e partive të reja, ndërsa deklaroi se “në darkë dalin nga Kryeministria dhe dhe shkojnë nëpër studio bëjnë opozitën e opozitës”.
Berisha u shpreh se bashkohet me të gjithë ata që janë të gatshëm të përballen me Edi Ramën.
“Së pari, në një sistem pluralist krijimi i partive është një e drejtë kushtetuese, por kur krijojnë parti ata që në darkë dalin nga kryeministria dhe shkojnë nëpër studio televizive për të bërë opozitën e opozitës, sigurisht është e dhimbshme. Por shqiptarët janë të mençur, dinë të mos orientohen. Ne bashkohemi me gjithë ata të cilët janë të gatshëm të përballen me Edi Ramën. Besoj se, çdo njeri që i dhimbset ky vend, kur konstaton se nga viti 2014-2022, pa llogaritur 2023-2024, janë larguar për vetëm në vendet e BE 930 mijë shqiptarë që gjumi nuk i ze për t’i bërë një betejë sa më të ashpër kësaj qeverie”, tha Berisha.
Partia ‘Djathtas 1912’ u prezantua nga deputeti Enkelejd Alibeaj, bashkë me mbështetës të tjerë si Arbri Agalliu, Flutura Açka, Edvin Kulluri. Larg euroatlantikëve të Bashës dhe të ndarë prej kohësh me Sali Berishën, deri në zgjedhjet e 2025-ës, kjo parti e re nuk do të ketë një kryetar, por do të drejtohet nga strukturë kolegjiale.
As që ka bërë Salih Berisha opozitarizëm ky vetëm anarshi destruktivitet krim vjedhëje ka bërë
Përgjigju