Sali Berisha

Berisha 300 ditë në 'arrest shtëpie', sulmon Ramën, Ndërkombëtarët e SPAK: Më arkivuan në banesën e harresës!

27 Tetor, 21:01| Përditesimi: 27 Tetor, 21:35

  • Share

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha, i pandehur për korrupsion pasiv në lidhje me aferën e kompleksit “Partizani”, ka kujtuar sot 300 ditët e arrestit shtëpiak. 

Ai ka sulmuar gjatë fjalimit të radhës nga ballkoni i banesës së tij, nga ajo që e ka quajtur "Rruga e shpresës", kryeministrin Edi Rama, mazhorancën dhe veçanërisht drejtësinë e re, së bashku me ndërkombëtarët.

Teksa shprehu mirënjohjen për mbështetësit e “kauzës së drejtë të lirisë, dinjitetit dhe interesit kombëtar të shqiptarëve” siç e quajti, ai u shpreh se përcjell çdo natë “të vërtetat e narkodiktaturës, por edhe mesazhet e shpresës, frymëzimit dhe fitores”.

“Sot u bënë 300 ditë që Edi Rama urdhëroi Parlamentin dhe mercenarët e tij të Skapit, të vendosin arrestin tim në shtëpi, pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, pa asnjë shkelje ligji, po vetëm e vetëm si kundërshtar politik që i tmerron ata dhe mafien ndërkombëtare. Mafia ndërkombëtare, diplomatë të korruptuar që bënë grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare, vetëm e vetëm që të gjitha pushtetet ti kishte narkodiktatori, vegël e shpifur e tyre, Edi Rama dhe që po me këtë skenar, kërkuan publikisht persekutimin e Sali Berishës sikur Shqipëria të mos ishte një vend sovran, partner, anëtar i NATO-s, por thjeshtë një vend vasal për ta trajtuar atë si një koloni”, tha Berisha.

Por pavarësisht kësaj, ish-kryeministri që tashmë pret t’i nisë edhe procesi, teksa dosja ndodhet në seancë paraprake nëse do kalojë për gjykim dhe vendimi do merret më 5 Nëntor, tha se “Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare që shpalli ‘non grata’ Sali Berishën vetëm e vetëm se mbrojti interesin kombëtar, e bënë atë në mënyrë të panevojshme, më krenar për qëndrimet e tij, më shumë se kurrë”.

“Ata bënë gjithçka me Edi Ramën për ta arkivuar Sali Berishën në banesën e harresës, madje shkuan gjer aty sa tu tregojnë atyre që përmbysën diktaturën më staliniste të Europës, barin që u tregonte Enver Hoxha, por me të gjitha këto dështuan në turpin e tyre të thellë”, u shpreh ai ndër të tjera.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • opa: 28/10/2024 15:21

    jam dakort me maren,,ti duhesh varur mor qen...

    Përgjigju
  • Male egra: 28/10/2024 11:10

    ÇFAR TE THUASH NE KOMENT KUR AKOMA SOT MBAS 80 VITEVE NE PUSHTET JANE BIJTE E KOMUNISTEVE TE VJETER KUR DO MBAROJNE HALLET E KETIJ POPULLI HALLEGJI.

    Përgjigju
  • Po mër po: 27/10/2024 23:52

    Ik mër hajvar se të kan pa jashtë banesës, mos mashtro publikun

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 27/10/2024 22:09

    VR: -E ndjek çdo natë Non Gratën prej DASH,ANGLIA.. kur shpif për të njëjtat gjëra si në 34 vite më parë,si dhurat prej RAMIZ ALISË.QË NA DOLI FATKEQSI KOMBËTARE. -Më bën përshtypje fakti që SHPIFSI KAMPION BOTE NXJERR NË PENXGERE VETËM 2 FLAMUR TË PD & ASNJËHER FLAMURIN SHQIPËTAR MË TË BUKURIN NË BOTË. -Këtë personazh enigmatik në 34 vite nuk e kam dëgjuar të shprehet.. "..PËR ATDHE E PËR FLAMUR." -Sot mjerani politikë nuk e përmëndi fare arrestimin e LIKES & TË SALIANIT(babales).Kjo do të thot shumë për një të KORRUPTUAR TË MADH FAMILJARISHT,MINUES TË DEMOKRACISË,SHPËRFILLËS I DREJTËSISË 1992. -DHE SPAK+GJKKO+SHBA..I DUKEN SI MALI EVEREST. -DORZO 5O VILAT NË GJITHË EUROPËN MBI 2 MIL.EURO SALEH..!

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 28/10/2024 10:22

      E ke pak more qen bir qeni , keiminel hajdut .ti duhet te varesh ne mes te Tiranes .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?