Politikë

Berisha takim me sindikatat: Rrogat nuk janë rritur që prej vitit 2013, qeveria makineri mashtrimi! Vetëm me ju organizohen protesta të fuqishme

28 Shtator 2022, 17:26| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 20:08

  • Share

Kreu i ‘Rithemelimit’, Sali Berisha në një takim me sindikatat ka ngritur shqetësimin sesi sipas tij punonjësit janë duke u mashtruar nga makineri gjigante e qeverisë. Sipas Berishës rrogat jo vetëm që nuk janë rritur por janë 30% më të ulta se viti 2013. I sigurt Berisha u shpreh se vetëm me sindikatat do të mund të organizojë protesta të fuqishme. 

‘Është një situatë e pashoqe, e pa shembullt në Evropë dhe më gjerë. Është një rrokullisje e madhe e gjendjes ekonomike, morale në raport me dështimin e pesimizmin e mungesës së plotë të perspektivës me këtë qeveri e cila siç jeni dëshmitarë vetë është një makineri gjigante mashtrimi të qytetarëve shqiptarë.

Unë ju garantoj se s’ka pasur regjim kolonial që të ketë shfrytëzuar një popull të kolonizuar siç shfrytëzon me egërsi Edi Rama dhe qeveria e tij popullin shqiptar. Ju e njihni sesi pasuritë përrallore të shqiptarëve të cilat bëhen miliarda euro me vlerën e tyre janë shndërruar në një mallkim për qytetarët. Rrogat e infermierëve, policëve, mjekëve, ushtarakëve gjatë këtyre 9 viteve për shkak të dyfishimit të çmimeve të produkteve bazë jo që nuk janë rritur por janë 30% më të ulta se në vitin 2013. Jeni dëshmitarë se çfarë përçmimi mbahet sot ndaj punonjësve në këtë vend.’- tha Berisha.

Berisha edhe kësaj radhe punonjësit e sindikatave t’i bashkoheshin në protesta pasi sipas tij, vetëm me anë të grevave dhe bashkimit të ‘fuqive’ do mund të organizojnë protesta të fuqishme. Berisha gjithashtu në bisedën, punonjësit e sindikatës bëri me dije se plani i hartimit të Partisë Demokratike do të bëhet në bashkëpunim me ekspertët e sindikatës dhe të PD-së.

Ora 19:00
‘S’ka lidhje me Ukrainën apo me naftën’, Berisha: Ja si i ndan privati që blen energji paratë me thasë me qeveritarë

1664384505_Screenshot3.jpg

Berisha deklaroi se rritja e çmimit të energjisë në vendin tonë është vetëm për të vjedhur dhe se asgjë nuk vjen si pasojë e luftës në Ukrainë.  Sipas tij kompanitë private që blejnë energji dhe që më pas e shesin më shtrenjtë, i ndajnë fitimet me qeverinë.

“Energjia elektrike miqtë e mi, kriza e saj ka vetëm një shkak, vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen. S’ka asnjë lidhje me luftën në Ukrainë, asnjë lidhje me thatësirën apo me çmimin e naftës. Pasi 99% është ujore. Në 6 mujorin e parë Hecet private kanë prodhuar 54% të të gjithë energjisë së vendit. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se prodhimi i energjisë në Shqipëri është mbidyfishuar falë kapaciteteve të reja private që kanë hyrë në prodhim. Çfarë bëjnë këta? Merr dhe zbraz digën. E shet energjinë siç ka ndodhur në realitet me 40 euro megavati. Ky tregtari që e blen me 40 euro e shet këtë energji me 130 euro dhe ndan paratë me qeveritarët. Kjo është reale që ju them unë. Kjo është reale. Ka një burse ku është çmimi, ku shitet dhe blihet energjia. Në një kohë kur në burse çmimi është 80 euro, KESH blen energji me 280 euro. Çfarë bëjnë këta? Këta ndajnë para me thes njëri me tjetrin. S’ka energji thotë Rama. Mashtrim, mashtrim, mashtrim! E kemi shitur energjinë 6 lekë për biznesin, e kanë çuar në 200 e do e çojnë deri në 400. Asgjë më vrasëse për energjin nxjerrëse nuk ka më shumë se kjo. ne vumë çmimin 6 lekë sepse edhe Gjermania kaq e kishte, edhe vende të tjera të zhvilluara.

Se biznesi do të prosperojë. Çdo të nxjerrë biznesi kur ja bën çmimin e energjisë kaq? Ju garantoj se çmimi do rikthehet në 6 lekë aty ku ka qenë për biznesin. Një nga faktorët më tërheqës për investitorët e huaj në Shqipëri ishte çmimi i energjisë. Se diçka të veçantë duhet t’i ofrosh që të vijë. Shqipëria nuk humbiste asnjë qindarkë sepse kostoja e prodhimit është 0.9 lekë mund të rritet nga tregtimi në OSSH por në prodhim është me saktësi 0.9 lekë dhjetëra herë më e ulët se sa e shet qeveria. ky mashtron dhe thotë se Gjermania e hoqi ujin e ngrohtë nga shkollat, i hoqi sepse i ngroh me gaz. Psikologji totalitare'- tha Berisha. 

Ora 18:48
Berisha thirrje sindikatave: Ngrihuni në grevë, që ta rrezojmë këtë regjim të kalbur

 

Sali Berisha iu ka bërë thirrje sindikatave që të ngrihen në grevë.

“Të ngrihemi në greva të përgjithshme, këto janë realisht mekanizmi më civil, më efikas i betejës në një regjim, kështu do mund të arrijmë qëllimet tona të përbashkëta pasi të kombinojmë grevat e sindikatave me protestat e politikës, ky është një regjim i kalbur, do i ndërmarrim sa më parë”, tha Berisha.

Ora 17:43
Berisha fton sindikatën: Po bien sirenat e revoltës! Vetëm me ju organizohen protesta të fuqishme

 

Berisha në takimin e sindikatës u shpreh se vetëm me ta mund të organizohen protesta të fuqishme. Kreu i Rithemelimit u shpreh se planin e Partisë Demorkatike do ta hartojë me ekspertët e sindikatave dhe të PD-së.

‘Minimumi jetik i PD-së do e llogarisim bashkë, kastile nuk e kam marrë hapin. Do e marrin ekspertët e sindikatave dhe të PD-së. Të gjitha statuset do hartohen bashkërisht. (...) Në katër anët po bien sirenat e revoltës. Në çdo takim dhe bisedë dëgjoj vetëm një kërkesë, protestë dhe vetëm protestë. E gjej nga të rinj, të moshuar, biznesmenë. Por ky takim është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse forma me fuqishme e protestës, siç ka provuar historia është ajo që strukturohet me sindikata. Do të keni mbështetjen e PD, opozitës në çdo përpjekje tuaj.’- tha Berisha.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledi: 28/09/2022 20:17

    Saliu dhe Gzim Kalaja kryetar sindijate.E njeh gjithe Shqiperua si i vodhi pronat e sindijatave me Valer Xhejen .Me ket unuk do bish greva ti o largqofte.Shqiperia ka nevohe per klase pilitike te re si majtas dhe dhathtas ,kurse ju populli me vite tju degdis hasht politikes qe e vrate dhe rropet per 30 vjet . Ecen koha dhe ju jeni te gjithe si politikan penguesut e zhvullimit te vendi .Dy here te besoj pipullu dhe dy here e le Shqiperine ne gremine dhe vet me klanin tand u bere miliardier

    Përgjigju
  • Goni: 28/09/2022 19:33

    O sali nuk do do fitosh me kurr ne lete vend po mos ma shpresa kot

    Përgjigju
  • Joni: 28/09/2022 19:33

    Po ca protestash mund te organizoni ju more se ju jeni te pafytyre fare

    Përgjigju
  • grata: 28/09/2022 19:06

    o non grata qe kur sindakatat na qenkan te djathte?apo pse ta do halli ty te shpetosh bythen tende e te familjes se qenve qe ke? ti kur qeverisje nuk le sindalist pa rrahur e tmerruar kur kerkonin ndonje gje.tani i therret te protestojne per ty...ik mor te qr se duhesh var ne shesh te ko.et e kalit te Skenderbeut

    Përgjigju
  • Genti: 28/09/2022 18:49

    Saliii mos bo thirrje tkota shif ca po bohet po punohet fort nga qeveria rames

    Përgjigju
  • Osman: 28/09/2022 18:49

    Me akuzu jeni te paret por me then realitetin snuk. Normal se skeni aq moral ju joo

    Përgjigju
  • Flamuri: 28/09/2022 18:49

    Po t ishte kshu si thua ti ehe do kishim falimentubsi vend por ka nddodh krejtesisht e kunderta pagat jan rritur pothuajse me te gjitha fushat

    Përgjigju
  • Bledi: 28/09/2022 18:48

    Po si more sjan rritur rrogat i ke syt ball ti apo veshet me dgju cpo bohet ?!! Trrap

    Përgjigju
  • Meti: 28/09/2022 18:48

    Hahahah rrogat nuk jan rritur thot a mortja ty sali

    Përgjigju
  • Agron: 28/09/2022 18:32

    O sali mos bej prove te vazhdosh se do e pesosh keq

    Përgjigju
  • Geni: 28/09/2022 18:32

    Nuk revoltohet populli per ty o sali qe ta kesh parasysh

    Përgjigju
    • Den: 28/09/2022 19:42

      Ky ka ikur per lesh,kujton se eshte viti 1991 Por jo mor koqe,nuk ngrihet njeri per te te shpetuar ty nga pislliqet qe ke bere me dekada, Dukesh qe je ne deshprim te thelle kur mendon qe kalaja qe ka 20 vjet qe fle gjume perveç kur te dekoron ty me medaljen e kryesindikalistit Jane mbledhur nje tufe pleqsh qe bejne gam gam

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?