Politikë

Berisha thotë se është pjesë e grupit të PD por Kuvendi e rrëzon, njeh kërkesën e Lulzim Bashës! Ish-Kryeministri zyrtarisht jashtë

16 Shtator 2021, 14:20| Përditesimi: 16 Shtator 2021, 15:23

  • Share

Tashmë Sali Berisha në sytë e strukturave të Kuvendit nuk është më deputet i grupit parlamentar të PD. Edhe pse e konsideronte një vendim 'nul' atë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, Sali Berisha tashmë është edhe zyrtarisht një deputet i pavarur.

Kuvendi ka njohur kërkesën e PD për grupin e saj parlamentar, ku nuk përfshihet Sali Berisha, i cili ka mbetur pa grup parlamentar.

Më herët Berisha rendit 3 arsye pse, sipas tij, ai vijon të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD. Sipas ish-kreut të të djathtës, ka një ligj që përcakton se kur një deputet nuk është anëtar i forcës së vet politike, ai rendit si arsye të dytë faktin se ka kandiduar në zgjedhje si deputet i PD e jo i pavarur dhe KQZ ja ka lëshuar mandatin si deputet i PD, ndërsa së treti, Berisha thotë se Basha e shpalli vendimin në një deklaratë televizive "duke shkelur çdo nen të statutit të PD".

Sot, ish-kryeministri Sali Berisha do të nisë bashkëbisedimin me demokratët në Tiranë dhe për t'u shtrirë më pas në të gjithë vendin për atë që ai e cilëson "rikthim të sovranitetit të PD pas shkeljes nga Basha". Ndërsa FRPD,  'Grupi për PD' dhe Bujar Nishani i janë bashkuar Bershës në 'luftën' kundër Bashës duke kërkuar referendum në parti për të rrëzuar vendimin e përjashtimit të ish liderit historik të PD.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?