Ina Haxhija

Berisha u dorëhoq, kandidatja në listë tregon nëse do i zërë karrigen në Kuvend

28 Shkurt 2019, 16:20| Përditesimi: 28 Shkurt 2019, 16:24

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar njoftim 57 kandidatëve për deputetë, të cilët i ka vënë në dijeni se ju takon mandati pas dorëheqjes së opozitarëve. Mes tyre është edhe Ina Haxhija, së cilës i takon mandati i ish-kryeministrit Berisha në qarkun e Tiranës. Por, ndryshe nga një pjesë e kandidatëve që kanë qenë të dyzuar, Haxhija shkruan se nuk mund të zëvendësojë karrigen e Sali Berishës në Kuvend. “Më vjen keq, por nuk e zëvendësoj dot”, shkruan Ina Haxhiaj. Ndërkohë që të paktën 11 kandidatë të PD-së dhe LSI-së kanë refuzuar që të dorëhiqen nga lista dhe pritet të pranojnë mandatet. 4 kandidat nga PD dhe 7 nga LSI nuk I binden urdhrit të kryetarëve. Këto kandidatura pritet ta çojnë në 15 numrin e deputetëve opozitarë në Parlament.

Statusi i Ina Haxhijas

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?