Mungesa e transparencës mbi burimet e financimit të partive politike, për mbulimin e shpenzimeve në fushatat elektorale, është një konstatim i përsëritur në të gjitha raportet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, por edhe i institucioneve të Brukselit dhe organizatave vendase. Pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, OSBE-ODIHR rekomandonte që “në mënyrë që të rritet përgjegjësia e partive politike dhe transparenca e përgjithshme e procesit zgjedhor, duhet të merret në konsideratë që t'u kërkohet garuesve të zbulojnë të ardhurat dhe shpenzimet e tyre të fushatës para ditës së zgjedhjeve”.
Teksa partitë politike janë të karakterizuara nga terri informativ dhe nuk janë pjesë e veprimit të ligjit për të drejtën e informimit, KQZ-ja është ngarkuar për kontrollin e burimeve të financimit të partive, përmes adituesve të saj. Por, raportet e adituesve konsiderohen si formale dhe skematike, konstatim që është bërë edhe nga përfaqësues të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Edhe në këto zgjedhje, KQZ-ja do të jetë para një prove të fortë nëse do të identifikojë shpenzimet reale dhe burimin e financimit të fushatës zgjedhore apo do mjaftohet me raportet e zakonshme të audituesve.
Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i çiftit Berisha-Meta po zhvillon një fushatë në të gjithë Shqipërinë, e cila dikton shpenzime me vlerë miliona euro, duke nisur që nga materialet promocionale, pagesat për sponsorizime në Facebook, mitingjet, spote, banera, transporti, sondazhe, shpenzime administrative, zyrat me qira etj. Krahas kësaj fature financiare që dikton fushata, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka vetëm 15 milionë lekë (rreth 150 mijë euro) para të ligjshme për të mbuluar fushatën zgjedhore, para këto të akorduara nga buxheti i shtetit, me vendim të KQZ-së.
Paratë nga buxheti i shtetit janë akorduar për Partinë e Lirisë me në krye Ilir Metën, i cili në këtë zgjedhje mbulon edhe Foltoren e Sali Berishës, që nuk u njoh nga gjykata si kreu i Partisë Demokratike. Rreth 1 milionë euro nga buxheti i shtetit i ka marrë PD-ja zyrtare me në krye Enkelejd Alibeajn. Koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ i njihen si para të ligjshme vetëm 15 milionë lekë dhe donacione të mundshme, të cilat kufizohen me ligj.
Ndërkaq, në raportet e mëparshme, financimi nga buxheti i shtetit ka zënë pjesë kryesore të të ardhurave të deklaruara nga partitë në vite zgjedhore, përfshirë edhe LSI-në, me emër të ndryshuar në Partia e Lirisë. Nga ana tjetër, kuotat e anëtarësisë për LSI-në zënë rreth 10 % të totalit të ardhurave si dhe paratë e hedhura nga vetëm kandidatët 7 %. Sa i takon, donacioneve, Kodi Zgjedhor ka një kufizim, sipas të cilit shuma që çdo person fizik ose juridik mund t’i japë një subjekti zgjedhor, përfshirë kandidatët e tij, nuk mund të jetë më e madhe se 1 milion lekë, ose kundërvlera në sende ose shërbime...”.
Në këto rrethana, një pikëpyetje e madhe ngrihet mbi burimin e financimit të fushatës zgjedhore të koalicionit të çiftit Berisha-Meta. Në kushtet e mungesës së burimeve të ligjshme, ngrihet dyshime të forta për mundësinë e depërtimi i parave nga bota e krimit, korrupsionit dhe financimit të huaj. Teksa grupi politik i Sali Berishës, duke qenë i paligjshëm, është jashtë çdo kontrollit institucional financiar, mbetet për t’u parë se si do t’i justifikojë në KQZ Partia e Lirës shpenzimet në fushatën zgjedhore. Duket se më shumë se sa një detyrë e KQZ, jemi para një rasti flagrant ku duhet angazhimi i Drejtorisë për Parandalimit e Pastrimit të Parave dhe të Prokurorisë.
Cili KQZ do hetoje kete dinosaur te krimit me kostum politik per pastrim parash? Celibashi i vene ne sherbim te Metes? Mos na beni per te qeshur! S'ka per te ndodhur.Vetem po loboi Petro Qypi-qejflliu i parlamentit i serialit Babale te SHqupit te dikurshem apo Nas Gerdypi-Noka,si mjeshter i ketyre puneve qe eshte!
PërgjigjuMeta eshte per burg,ky eshte zhgenjimi me i madh i drejtesise.
PërgjigjuÇa kari ky që i bo hije mullah salihut
Përgjigju