Berishës nuk i hiqet mandati, debate në ‘Repolitix’! Çaça: Mungon me arsye! Kthupi: Duhej t’i digjej! Karaj: Marrëveshje me Ramën

26 Qershor, 21:37| Përditesimi: 27 Qershor, 01:23

  • Share

Sali Berishës nuk i hiqet mandati i deputetit edhe përse mungon prej 6 muajsh në Kuvend, pasi ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani. Avokati pranë PD, Përparim Çaça dhe analisti Arben Meçe thonë në emisionin 'Repolitix' në Report Tv se ky vendim juridikisht është i saktë, pasi Berisha nuk mungon pa arsye në Kuvend.

“Juridikisht është i saktë kur mungon pa arsye, është në arrest shtëpie”, tha Çaça.

“Arben Ahmetaj është arratisur, Berisha nuk është në kushtet e Ahmetajt”, tha Meçe.

Nga ana tjetër, avokati Rezart Kthupi tha për gazetarin Denis Minga se mandati i Berishës duhej të digjej. 

“Është pa arsye. Merr cdo individ që është në arrest shtëpie në administratë, i pezullohet, apo vazhdon kontrata e punës. Kuvendi nuk përjashtohet nga kjo. Logjika është e njëjtë. Nuk funksionin shteti me 3 standarde, ligji është i barabartë për të gjithë. Shkaku i arsyeshëm është një shkak që është përtej vullnetit të individit, raste fatkeqësie, raste sëmundje. Masa e sigurimit është pasojë e zbatimit të ligjit”, tha Kthupi.

Avokati Leonard Karaj aludon për një marrëveshje Rama-Berisha, që sipas tij është një dakordësi mes tyre dhe kështu nuk i është prekur mandati. 

“Në Komisionin e Mandatave do ia hiqnin votat, çështja do shkonte në kushtetuese. Politikisht as edhe këtë gjë nuk e shfrytëzoi këtë. Përse? Sepse aho flitet nën rrogoz ose nën korridor për një marrëveshje, mes Ramës dhe Berishës, ka një lloj qasje. Ka një lloj dakordësie. Ajo që thuhet se pazari i 2008 po artikulohet 16 vite më vonë, po kthehet në realitet”, tha Karaj.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 27/06/2024 12:25

    Ne gjithe boten eshte e njohur qe Kriminelet bashkepunojne !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?