Pas 30 vjetësh në politikë, nga të cilat gjysmën e tyre në pushtet, Sali Berisha duke folur në emër të tij dhe të familjarëve, deklaroi se do t`i drejtohet një gjykate të huaj, i mbrojtur nga një avokat i huaj, për të mbrojtur dinjitetin e tij dhe të familjes karshi shqiptarëve.
E thënë kështu, tingëllon sureale!
Së pari, dinjitetin karshi popullit tënd nuk mund të ta kthejë një vendim gjykate…për më tepër e huaj.
Së dyti, dinjiteti nuk mund të mbrohet nga një avokat…I huaj edhe ky, sado i famshëm dhe i shtrenjtë qoftë.
Së treti, dinjiteti fitohet me kohë, madje me shumë kohë. Ai jepet nga verdikti i popullit të cilit i takon.
Berishët janë shpallur “non grata”, e thënë shqip “të padëshirueshëm” nga Amerika, pasi janë etiketuar si një familje e cila ka përfituar nga “korrupsion i rëndësishëm” dhe “abuzimi me fondet publike”, e thënë troç, si një familje që ka vjedhur popullin e vet.
Ata janë shpallur gjithashtu “të padëshirueshëm” për Amerikën pasi kanë cënuar normat dhe themelet e demokracisë. Pra për amerikanët, një familje e tillë është potencialisht e rrezikshme dhe ata nuk e pranojnë atë.
Po për shqiptarët?
Përpara amerikanëve në kohë, Berishët janë shpallur “non grata” ose “të padëshirueshëm” nga vetë shqiptarët. Madje pyetja që qarkulloi rëndom këto ditë në opinionin publik është “përse kaq vonë”, “pse u kujtuan tani”?
Nëqoftëse për amerikanët rasti i familjes Berisha është një rast flagrant parimor, për shqiptarët është rasti i vjedhjes së përditshme, të përmuajshme dhe të përvitshme gjatë pushtetit të tyre.
Është rasti kur shteti ulet në gjunjë dhe vihet në shërbim të një familje, duke na kujtuar rastet e ngjashme të regjimeve të vendeve Arabe dhe të Lindjes, të cilat u përfshinë në “Pranverën Arabe”, nga e cila familjet simotra morrën arratinë. Në raste të ngjashme edhe zgjidhjet janë të ngjashme.
Shqipëria është vend i vogël. Fjalët qarkullojnë shpejt. Të vërtetat nuk kanë nevojë për proçese gjyqësore dhe vendime gjykatash. Ato dihen nga të gjithë! Ato shihen nga të gjithë!
Shqiptarët, në dallim nga amerikanët që jetojnë në kontinentin tjetër dhe që e kanë me të dëgjuar apo me të mësuar nëpërmjet kabllogramesh korrupsionin familjar bBerishian, janë dëshmitarë të gjallë të metamorfozës që pësuan familjarët “e padëshirueshëm” si rezultat i këtij korrupsioni dhe të pushtetit absolut, i cili garantohet me të gjitha format, me nënshtrim, me dhunë, edhe me vrasje.
Shqiptarët e kanë dhënë Vendimin e tyre nëpërmjet Gjyqit Popullor. Ai është i formës së prerë! Në zgjedhjet e 2013-ës, Berishët u dënuan me “1 milion shuplaka” dhe humbën pushtetin.
Në zgjedhjet e 2021, edhe pas 8 vjetësh opozitë, shqiptarët ja mohuan sërish pushtetin Partisë Demokratike, pikërisht sepse në vendet e para të listës së deputetëve ndodhej ai, Berisha, si një kërcënim i drejtpërdrejtë i rikthimit në pushtet të tyre, Berishëve.
Edhe nëqoftëse Berishët e fitojnë gjyqin në vendin e huaj (paraja e ngre ujin përpjetë), ata e kanë humbur tashmë “gjyqin” me popullin e tyre. Sido që të jetë Vendimi i gjykatës së huaj, dinjitetin para shqiptarëve, Berishët nuk e blejnë dot me paratë e vjedhura shqiptarëve.
Te lumte dora dhe mendja zoti Rajmond Cimbi! S'ke c'te thuash me! Te tjerat le t'ja leme gjykates dhe SPAKUT qe t'ja kendoje kengen kesaj cerdheje kriminale me hollesira e nje per nje,sepse lista eshte e gjate dhe konkurent mund te kene vetem familjen tjeter "te padeshirueshme" per shqiptaret te Likes se Floririt e te videos 7 %-she,i cili u tregon si maskara ,antiamerikan , antishtete e i pacipe qe eshte amerikaneve raketat ruse ,malin me gropa e Korene e veriut!Ka ardhur koha qe GJKKO dhe SPAKU te mberthejne mire pantallonat sepse me keta brigante kriminale kane shume pune per te bere dhe Izet Haxhia po e humbet durimin me mafioze gjyqtare te kapur si puna e Lazer Sallakut,Arqile Bashos apo ajo krietarja e pasareles Elbasanase,Kapedani etj etj!Keta gjakpires qe jane bere latifondiste me tokat e shqiptareve e sheike me parate e njerezve qe paguhen sa per te thene qe paguhen,sepse buxheti i shtetit eshte qesharak,pasi i kane futur duart mire e mire Berishet,Liket e kamikazet e tyre te degjeneruar ne gjithe keto vite...dhe kjo pasi s'lane gje pa prishur e shkaterruar uzinat e fabrikat,sidomos ne vitet e para pas vitit 1990 e pa pervetesuar gjithe pronat e pasurite e ish shtetit shqiptar ( si puna e ish kompleksit te klubit Partizani ...)dhe e kthyen gjithcka ne zero se do mirrnin cekun e bardhe te Amerikes (buracon e tyre)...!!!Tani ka ardhur koha t'u sekuestrohen pasurite e parate e shumta qe kane,qofte ne emer te tyre dhe qofte ne emer te administruesve te kamufluar qe kane vendosur dhe qe duhet te zbulohen gradualisht!Popujt e vendeve fqinje nuk jane me te pasur e me te mire se ne qe kane dhe standart me te larte jetese por dhe ligje te zbatueshme nga te gjithe.Tek ne peshorja e drejtesise ka qene dhe vazhdon te jete e trukuar dhe pa vene mbi te mallin,rendon nga ana e ketyre krimineleve te padenuar!Shqiperia e shqiptaret,per shkak dhe te ketyre bastardeve si Likja,Berisha,Lyli,Llalla,Mediu etj etj te fundit ishin me Enverin e te fundit jemi dhe tani pas 30 vjeteve qe me demek jemi nje vend "demokratik",por me diktatore e "demokraci" te tipit Salih Berisha,qe i tremb organet e drejtesise dhe sot qe zyrtartisht nuk eshte ne pushtet,pa kur ishte dhe ne pushtet,u shpetonte shurra kur e degjonin emrin e tij!Te shohim e te shpresojme sot nga Arben Kraja,Aida Hajnaj,nga zonja Llagami e nga KLP-ja e zotit Gent Ibrahimi.Kuptohet qe nuk mund te lihet pa permendur dhe ndihma e cmuar dhe e pakursyer e aleatave perendimore e sidomos e USA-s,te cilet nepermjet ambasadoreve te tyre Lu e Vlahutin e pas tyre Kim e Soreca po e "clirojne" drejtesine nga te degjeneruarit e te korruptuarit dhe Shqiperine nga emrat e padeshirueshem te Berisheve,Like-ve,Monikave,Lulrave,Mehdiajve e te tjere banditeve si keta!Por ne nuk mund te presim qe te na fusin dhe lugen e pilafit ne dore,pasi na kane vene perpara "ushqimin",pjaten plot dhe me te gjitha asortimentet,duke filluar nga to me ekzotiket!Ndryshe duhet ta mbyllim fare dyqanin e t'i veme celesin!Koha qe ta bejme shqiperine si gjithe Europa,qe ne ekstaze bertisnin dikur idealistet e dhjetorit 1991(te cilet u "asgjesuan" nga Padrinua) ka ardhur dhe komunisti i fundit Diktator Shqiptar,Sali Berisha duhet te jepe llogari perpara BKH-se e SPAKUT dhe gjyqi i tij te behet live ne TV,sic u be ne greqi gjyqi i bandes se organizates "Xrisi Avji" dhe kokat e tyre perfunduan ne burg pasi shijuan dhe deputetllekun per disa vite! Ky duhet te jete dhe fati i bandes kriminale te PD-se e tutoreve kryesore te saj e po ashtu dhe te bandes se vogel LSI-se te Ali Babait "trim te cartur" Like Monika!
Përgjigju