Sipas studimit të fundit të "Glücksatlas" - "Atlasi i Lumturisë" pandemia e COVID-19 e ka ulur nivelin e lumturisë së përgjithshme të njerëzve që jetojnë në Gjermani në një shifrër të re historike.
Të intervistuarve iu kërkua të vlerësonin lumturinë e tyre të përgjithshme në një shkallë nga 0 në 10 – me 0 që do të thotë krejtësisht të pakënaqur dhe 10 plotësisht të lumtur.
Berlini kryeqyteti i më të palumturve në Gjermani
Rezultati mesatar i 8,400 vetëve të anketuar ishte 6.58 - dhe kështu më i ulët se vitin e kaluar kur u arrit po ashtu pika e mëparshme e ulët prej 6.74.
Më të pakënaqurit në Berlin
Veçanërisht të pakënaqur janë banorët e Berlinit – kryeqyteti shënoi në vlerë prej 6.2, që është dukshëm nën mesataren kombëtare. Autorët e studimit thonë se kjo është për shkak se shumë njerëz në Berlin janë të vetëpunësuar. Personat e vetëpunësuar shpesh u goditën më rëndë nga mbylljet e COVID.
Landet e Saksonisë-Anhalt dhe Schlesëig-Holstein janë më të lumturat në Gjermani – të dyja arritën një rezultat prej 6.78 në shkallën e lumturisë./DW/