Ana Brnabiç dhe Albin Kurti

Kosova & Rajoni

Debati në Tiranë me Kurtin, Bërnabiç: Bën cirk në çdo takim, të provojë të padisë Serbinë për gjenocid

13 Qershor 2021, 16:23| Përditesimi: 13 Qershor 2021, 17:00

  • Share

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka komentuar debatin që shkëmbeu me kryeministrin e Kosvës, Albin Kurtin në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

Bërnabiç u shpreh se takimi në Tiranë ishte “shumë i stuhishëm dhe i vështirë” dhe se ishte takim përgatitor për 15 qershorin në Bruksel, ku Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

E pyetur se si e komenton ajo faktin që Kurti e akuzon Serbinë për gjenocid, Bërnabiq tha se ai është një fanatik ideologjik me pragmatizëm zero.

Më tej ajo fton Kurtin të padisë Serbinë për gjenocid, ta provojë, por jo të kërcënojë. Sipas saj, kryeministri i Kosovës po bën cirk dhe gjërat sa vijnë dhe po bëhen edhe më të vështira.

“Ai kërcënon Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid çdo ditë. Le ta bëjë një proces gjyqësor dhe pastaj le të thotë çfarë të dojë, le ta provojë atë që ka, por mos të kërcënojë, sidomos jo në takimet rajonale, sepse atëherë ai bën cirk. Fakti që tani kemi elita politike në Prishtinë, njerëz që nuk duan të flasin, është një katastrofë për të gjithë rajonin dhe do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për presidentin (Vuçiq) më 15 qershor”, tha Bërnabiç për tha TV Prva.

Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor është mbajtur në datë 10 qershor në Tiranë dhe u drejtua nga kryeministri Edi Rama dhe komisioneri për zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi. Në samit ka pasur debate mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç. Kurti i ka bërë thirrje Bërnabiç që të njohë pavarësinë e Kosovës. Por sipas, Bërnabiç janë 5 vende të BE që nuk e njohin Kosovën dhe kështu as Serbia nuk do të ndryshojë vendim.

Ndërkaq kujtojmë që Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të takohen në Bruksel me 15 Qershor në Bruksel një ndër diksutimet dojenë edh enegociatat për njohjen e Kosovës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • arsen: 13/06/2021 19:45

    Mos prisni perparim nga qeveria e idjotit Albin Kurti, ky plere nuk eshte i zoti te meret vesh me qeverine Shqipetare e jo me Serbine..... Vjosa Osmani dhe Albin Kurti jane miq te ngushte te SALI NON GRATA dhe te hajdutit te floririt idjotit ILIR META. Keta qe permenda jane percares te kombit qe ne histori do te mbeten. Rrofte SHBA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?