'Besëlidhja e Lezhës', ekspozitë me piktura e foto të vjetra nga 80 fëmijë (VIDEO)

3 Mars 2023, 10:09| Përditesimi: 3 Mars 2023, 10:19

  • Share

Rreth 80 fëmijë të moshës nga 5 deri në 18 vjeç jo vetëm nga Shqipëria e Kosova por dhe trevat shqipfolëse në Mal të Zi e Maqedoninë e Veriut u bënë bashkë në një ekpozitë pikture.

Kjo ekspozitë u hap në Lezhë në kuader të 579-vjetorit të Besëlidhjes. Juria me kryetar piktorin Leonard Lesaj vleresoi me çmime  krijuesit e rinj. Përpos pikturave u ekspozuan dhe foto të vjetra që deshmojnë historine e Lezhës.

Një ditë më parë u mbushën plot 579 vite nga Besëlidhja e Lezhës që u mbajt në 2 mars të vitit 1444 ku u hodhën themelet e shtetit të parë të mirëfilltë shqiptar. E mbajtur në katedralen e ‘Shën Kollit’ në Lezhë, Besëlidhja e Lezhës ishte një aleancë ushtarake mes princave arbërorë të kohës me qëllim formimin e një boshti të fortë kundër perandorisë osmane që kërcënonte ekzistencën e shqiptarëve.

Në Kuvendin e Lezhës u mblodhën principata shqiptare nga veriu në jug, ku më të rëndësishmet ishin Arianitasit, Dukagjinasit, Balshajt dhe Topiat, ndërsa nga pikëpamja ballkanike në të mori pjesë dhe princi i Malit të Zi. Kuvendi vendosi komandant të përgjithshëm të Lidhjes Gjergj Kastriotin Skënderbeun, duke njohur autoritetin e tij politik dhe ushtarak.

Që prej këtij bashkimi udhëheqësi legjendar rriti rezistencën e ushtrisë së tij dhe drejtoi luftën për 25 vjet me radhë kundër pushtimit otoman. Kuvendi realizoi Besëlidhjen e madhe shqiptare, që i dha jetë shtetit më të fuqishëm mesjetar të Arbërit, ku u farkëtua shpirti i arbërve dhe identiteti  ynë kombëtar .

Në vigjilje të këtij 579 vjetori, në memorialin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, mbrëmjen e djeshme në Lezhë është shfaqur muzeu virtual ku ishin projektuar imazhet e 2 marsit të vitit 1444.

Muzeu virtual që u organizua për herë të parë në kuadër të Besëlidhjes së Lezhës, tërhoqi vëmendjen e shumë qytetareve të cilet e vizituan nga afër memorialin e Gjergj Kastriotit, duke parë dhe fokusuar në celularin e tyre imazhet e Besëlidhjes së Lezhës.

Aktivitetet në kuadër të 579-vjetorit të Besëlidhjes së Princave shqiptarë kanë nisur që prej mbrëmjes të 28-shkurtit dhe pritet të kulmojnë ditën e sotme në 2 mars.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?