Stadiumi i Beshiktashit

Beshiktashi publikon listën, futbollisti më i mirë i ekipit mungon kundër Tiranës

22 Korrik 2023, 15:04| Përditesimi: 22 Korrik 2023, 15:05

  • Share

Trajneri i Beshiktashit, Senol Gunes ka hartuar listën e futbollistëve të ftuar për përballjen kundër Tiranës. Për turin e dytë të Conference League, Tirana luan përballë gjigantëve turq, me këta të fundit që nuk do kenë të gatshëm sulmuesin kryesor.

Cenk Tosun është i dëmtuar dhe nuk do jetë pjesë e ekipit mbrëmjen e së enjtes më 27 korrik, duke nisur nga ora 20:00 në Stamboll. Në listë janë emrat e dy afrimeve të fundit, Jean Onana dhe Daniel Amartey.

Pasi kaluan Dinamon e Batumit në Gjeorgji, Tirana ka një detyrë të vështirë kundër Beshiktashit. Të besuarit e Orges Shehit kërkojnë të bëjnë një paraqitje dinjitoze, për të shpresuar më pas se përballë tifozëve të tyre në "Air Albania" të tentojnë mrekullinë.

Lista e lojtarëve të Beshiktashit:

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?