Kryeprokurorja Arta Marku dhe prokuorir Besim Hajdarmataj

Besim Hajdarmataj u shkarkua nga amerikanët, ç'po tregon në Gjermani bosi i 613 kg kokaine

10 Maj 2018, 10:33| Përditesimi: 10 Maj 2018, 10:47

  • Share

Treshja e madhe e korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar, Berisha, Rama, Meta sot po komploton kundër Reformës në Drejtësi dhe kërkon të gjejë mbështetje politike jashtë Perëndimit.

Por kudo po i mposht Ambasadori amerikan. Në fakt ai është shumë më i mençur nga të tre këta bashkë, por sigurisht që ai ka edhe forcën e politikës amerikane në zotërim. Kurse në Gjermani, duket se ka filluar të flasë shqiptari i kapur me një ton kokainë, për lidhjet e tij me politikën e lartë shqiptare.

Këtu është loja, sepse kuptohet që edhe shkarkimi i prokurorit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda sigurisht që ka lidhje me hetimin e trafikantit të madh shqiptar në Gjermani, dhe me hetimin ndërkombëtar kundër treshes shqiptare të lidhur me krimin ndërkombëtar.

l.
Dje, ambasador i amerikan në Tiranë, bëri shumë mirë që iu tregoi shqiptarëve se politika amerikane e ka shkarkuar prokurorin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Po sot, ende ka skeptikë që nuk po e kuptojnë që këtë reformë antikorrupsion në Shqipëri po e drejtojnë amerikanët?

Por, kur shqiptarët do të njihen me bëmat e prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë, nuk besoj se këta do të shfaqin ndonjë ndjenjë mëshire për ndëshkimin dhe shpronësimin e tyre. E gjithë kjo kuptohet se duhet të ketë lidhje me hetimin ndërkombëtar kundër korrupsionit shqiptar, ku sigurisht që është e lidhur edhe prokuroria shqiptare.

Fakti që dje u godit Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila duhet të vazhdojë edhe më tej, kuptohet se ndërkohë jemi afër goditjes së korrupsionit të lartë shtetëror, sepse kjo prokuriri do të jetë në fakt Prokuroria e Posaçme.

ll.
Megjithatë treshja e lartë po komploton. Bëjnë sikur shahen me fjalë të ulta me njëri-tjetrin se duan të kalojnë situatën, por merret vesh që janë bashkë. Kurse ambasador Donald Lu po tallet me forcën e komplotit të tyre.

Rama vërtitet në vakum nëpër Shqipëri se nuk ri dot vetëm. E rëndon shumë pesha e likuidimit të tij të shpejtë, dhe po flet përçart, se askush nuk po kupton çfarë kërkon të thotë.

Por çfarë mendje ka, vërtet mendon ky kryeministër se mund të trembë politikën amerikane me një grusht njerëzish që po i dalin nëpër takime?

Të gjithë këta janë korruptuar për shkak të nivelit të ulët të intelektit që kanë, dhe po ky intelekt po i fut në një rrugë qesharake; sidomos kur është fjala për Edi Ramën. 

Ky sot, në dëlir po mendon se do të gënjejë shqiptarët me fjalitë pa kuptim logjik që po shqipton. Dhe, shikoni Saliun si ia bën kritikën Ramës: në çdo tre fraza, thotë "Edi Rama është frikacak". Por, nëse Saliu vërtet është në politikë kundërshtare me të, sigurisht që frikën e Ramës e ka në favor. Atëherë, pse ia përmend? 

Ia përmend rëndom frikën, sepse Saliu nuk është në kundërti me të, por është shumë i mërzitur se mendon që Rama ka shumë frikë nga amerikanët. Dhe këtu fillon absurdi komik i Saliut. Po pse o Sali, ti vetë trim je kundër amerikanëve?

As që e mendon njëri këtë. Sepse të gjithë e dinë tani se, aq i trembur është Saliu nga amerikanët, sa godet ambasadorin amerikan në Tiranë, por jo politikën e lartë amerikanë. Po pse, o Sali, shqiptarët nuk e kuptojnë që je një i trembur dhe po merresh me Ramën që ta trimërosh atë kundër Amerikës, kur vetë je futur skutave dhe shan ambasadorin amerikan, por jo politikën amerikane?
Kjo është në fakt tragjikomedia e korrupsionit shqiptar. Dhe do të vijojë kështu.

lll.
Gjendja, për korrupsionin shqiptar, sot mund të quhet se është një gjendje nën rrethim. Kudo ka hetim të thellë profesional kundër korrupsionit kryeministror shqiptar; ka përgjime dhe trajtime profesionale ndjekjesh kundër lidhjes së politikës shqiptare me krimin e organizuar shqiptar në rang ndërkombëtar; dhe ka edhe prova të sakta që ky krim i organizuar e ka shpresën te shkëputja e Shqipërisë nga gravitacioni amerikan dhe perëndimor.

Por e kanë të pamundur. Shihni si janë bërë eshkë në fytyrë dhe po kuptohet se të gjithë shpresën e kanë në krijimin e një bashkimi politik të të dy krahëve si komplot kundër reformës. Por nuk po gjejnë dot motivin që të gënjejnë politikën amerikane dhe politikën gjermane.

Në fakt po lodhen kot, dhe ndërkaq të kujtojnë shprehjen e famshme të Mararit në Revolucionin Francez, kur thoshte shpesh: "komplotet janë kudo rreth nesh".

Kështu janë edhe sot në Shqipëri komplotet e të korruptuarve kundër reformës, kudo rreth nesh, por janë të dështuar se tani reforma shqiptare antikorrupsion nuk mund të mposhtet dot më në Shqipëri. Vërtet mendojnë se do të mundin politikën amerikane këta mendjengushtë në Shqipëri?!

Komento

Komente

  • Besimi: 17/05/2018 09:12

    Dihet boterisht se ekziston nje force e jashtezakonshme qe i mbledh budallenjte se bashku. Spartak Ngjela eshte nje k**e gomari (ne fakt as kaq nuk e meriton se gomari ka disa pjese shume te respektueshme) por shikoni si i bashkohet edhe nje tufe me injorante qe nuk dine as shqip te shkruajne! Megjithate, edhe kjo tufe ekziston, na pelqen a s'na pelqen e duhet te bashkejetojme me te. Spartakun, pasi e shkallmuan per vite ne burg, e provoi dhe Nano e me tej Berisha. Rama do ishte treguar naiv nese do ta kishte afruar kete idiot ne ndonje post, se do kishte gjetur belane. "Anal-izat" e Ngjeles vecse e lartesojne mencurine e Rames, e per kete, Rama duhet te gjeje nje mjet per ta shperblyer (per shembull t'i gjeje nje zezak me mjete si te gomarit qe do ta kenaqte Ngjelen).

    Përgjigju
  • Timurlengu: 14/05/2018 19:50

    Taku,ke thene shpesh politika eshte shkolle tani e kam kuptuar plotesisht .Ty te shajne disa kjo kuptohetdhe dhelpra kur se arrinte dot rrushin thosh i pa pjekur.Thot nje fjale sa me lart ti njitesh plepit aq me te holla jane deget dhe keta kater balojzet epolitikes po mbahen per ghethe dhe nga momenti ne moment pritet te bien te thyejne qafen.Mbretrit ven e vin karrikja qendron ne vend keta derdimen mendojne se e kane me tapi i genjen mendja.Te degjoj dhe te letxoj shpesh dhe duhet te me kuptosh Taku qetesohem dhe relaksohem me ju une jetoj ne amerike por me dhembe vendi im qe vuan sikur te jete i mallkuar. Taku dita njemije.Pushka tu befte top.Rrespekte te pa kufizuara.

    Përgjigju
  • Brigada 138: 12/05/2018 15:45

    te lumte per analizen taku

    Përgjigju
  • Spartaku: 11/05/2018 15:26

    Rrofsh sa Malet e Shqiperise Taku dil ma shpesh ne TV te keqen Shteti

    Përgjigju
  • TAKU TAKU BUBULAKU: 11/05/2018 10:27

    RROFSH sa MALET TAKU! Është e Habitshme dhe e Çuditshme Sepse çdo gjë që ke thënë ka dalë 100% !?!?!? E Pabesueshme SPARTAK ?!?!?! Në Fillim Nuk Besoja , Por Kur Të Doli Parashikimi i Parë , Kur The Që Të 140 Deputetët Do Shkojnë Si DELE Dhe Do VOTOJNË REFORMËN Në DREJTËSI Sepse Ndryshe Do I Pijë e ZEZA !!?!! Vetëm Atëherë Mu Mbush Mendja ,Dhe Thash AVOKAT NGJELA Qenka FENOMEN , Sepse Të 140 BANDITËT , Po Ziheshin Kush Të Shkonte I Pari Dhe Ta VOTONTE Reformën në DREJTËSI Nga FRIKA !?!!?? Të Gjithë PALAÇOT e PARLAMENTIT i "MBUSHËN POTURRET PLOT Nga I RESPEKTUARI AMBASADORI AMERIKAN DONALD LU !!! Të FALENDEROJ TAKU

    Përgjigju
  • Gjurmet Shqiptare: 11/05/2018 10:02

    Respekte i nderuari Spartak Ngjela! ti duhesh te dalesh ne emisione neper TV dhe jo keta maskarenje dhe budallinje po na jep shume shpresa me keto deklarime po na rritet shpresa

    Përgjigju
  • Shqiperia Natyrale: 11/05/2018 03:01

    Te lumte Taku! Analizat te kanë dal te sakta deri me sot. Shpresoj shumë ne kete reformen ne drejtesi dhe ne ndihmen e Amerikaneve dhe Gjermaneve. Dhashte Zoti e ecim edhe ne perpara sikur vendet Nordike apo Zvicrra etj.. Shqiperia e bashkuar duhet te jete prioritet.

    Përgjigju
  • Niku333: 11/05/2018 01:01

    Po amon mer kush je ti qe bo analiza apo na flet me kompetence??!! Ti vdiqe per pak pushtet,per pak vemendje.. pfff je goxha hipokrit zoti ngjela,

    Përgjigju
  • Ushtaraku: 11/05/2018 01:00

    Spartaku duhet te mos ndalet te shkruaj Ky ka shumë informacione dhe i punon koka shumë mirë. Te lumte Vetem perpara!

    Përgjigju
  • THANK to USA: 10/05/2018 16:01

    ÇIRRUA MASKËN AVOKAT ! BJERU HAJDUTËVE PA MËSHIRË ! TË FALENDEROJ PAMASË TAKU.

    Përgjigju
  • Daja: 10/05/2018 15:30

    Taku,Taku te punon dajaku ???????????????

    Përgjigju
  • Gjurmet: 10/05/2018 15:06

    Ky Taku eshte profet i politikes! Te gjitha po dalin te sakta Ky nuk po thirret neper TV ..pse është keshtu? Shtrohet pyetja.. Deri ne shtator do te kete zhviĺlime te forta

    Përgjigju
  • Turi.: 10/05/2018 15:04

    Avokat je njësh. Faleminderit

    Përgjigju
  • Maks: 10/05/2018 14:55

    Ky taku e mban veten si teoricien dhe perkahes i madh i amerikes por ndonjer kur flet shum harron cfar ke then ne te kaluaren

    Përgjigju
  • Flm amerike: 10/05/2018 13:35

    Pa nderhyrjen amerikane kurre nuk do te kishte kurre reforme ne drejtesi.Tani po kthehet besimi se edhe ne shqiperi jetohet.Kombi ka nevoj pas 100 vitesh tortur per mbijetese te futet nen kthetrat e ligjit.Duhet te kaloj nje reformim i gjithanshem por duke filluar natyrisht me drejtesine dhe policine,politiken,biznesin,administraten dhe sidomos bankave shqiptare qe po u marrin shpirtin shqiptareve per afro tre dekada me interesa strastroferike dhe i kane shtypur ne menyre abuzive.Zoti e bekofte ameriken.

    Përgjigju
  • Sakte: 10/05/2018 13:04

    Avokat nuk ta vija veshin shume ama po dalin shume nga ato qe ke then. Ky Rama eshte pak i veshtire per tu kuptuar ama me duket do e pastrojn dhe kete.

    Përgjigju
  • Faik: 10/05/2018 11:42

    Hahahahahahahahah! Avokat NGJELA është LEGJENDË ! TAKU të Falenderoj , sepse deri tani të kanë dalë një më një gjithë Parashikimet !!!! Për mua TAKU,ju jeni një PROFET i Lindur !! Ata që shajnë TAKUN janë MILITANTË , dhe Zakonisht të Djathtë FUNDËRRINA që kanë futur Duart e ZEZA tek PARATË e SHQIPTARËVE ! Mos u ndal AVOKAT dhe BJERU KOKËS HAJDUTËVE . Të Përshëndes AVOKAT NGJELA .

    Përgjigju
  • Shqiptari: 10/05/2018 11:06

    Spartak Ngjela eshte nje analist i mencur dhe i perkryer. Çdo fjale qe e thote e ka te drejre dhe e Argumenton shume mirë. Gjermanet dhe Amerikanet e kanë interesin ne boten Shqiptrare. Na jemi te vetmit ne Ballkan qe jemi perendimor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?