Foto ilustruese

Beteja e humbur me dosjet…

12 Gusht 2022, 13:53| Përditesimi: 12 Gusht 2022, 13:55

  • Share

Çdo javë, Partia Demokratike po dërgon në SPAK dosje “korrupsioni”. A thua se ka gjetur shtegun e duhur për të rrëzuar Edi Ramën ? Asnjë prej tyre nuk ka besueshmërinë e shqiptarëve, derisa opozita e sotme (ish-pushtetmbajtsja e djeshme) të çlirohet prej akuzave që janë ngritur dhe ngrihen drejt saj nga organet e drejtësisë. Gërdeci akuzon, akuzon dhe 21 Janari, akuzon rruga Elbasan-Tiranë e inaguruar me shpejtësi rrufe në pragun e zgjedhjeve, akuzon rruga e Kombit e lënë pas dore, akuzon rruga Levan –Tepelenë, akuzojnë dhjetra e dhjetra investime e projekte të lëna përgjysëm, por edhe akuza të tjera përvetësimesh ndaj pronave të shtetit dhe ish-pronareve.Pra,derisa Partia Demokratike dhe drejtuesit e saj aktualë, mbeten të damkosur, si mund të besojnë shqiptarët Sali Berishën dhe shpurën e tij, për “dosje të nxehta korruptive”?

Asnjë shqiptar nuk beson më tek kjo opozitë e sajuar, tek kjo opozitë e rikthyer në “xhaketat e vjetra”, e cila ç’nuk po shpik për të destabilizuar vendin, dhe krijuar terrenin e duhur për trazira. Beteja me dosjet e “korrupsionit” mbetet humbja e rradhës e kësaj opozite të “rinovuar”. Sali Berisha edhe dje doli para mediave, dhe akuzoi, cilësoi, dhe premtoi se “do ta rrëzojmë Edi Ramën nga pushteti”. Ai e quan “regjim” qeverisjen e ligjshme të Partisë Socialiste, quan edhe Edi Ramën “diktator”, njeriun që po prezanton vendin me dinjitet në Europë, SHBA dhe kudo, njeriun që mundësoi me punë dhe arritje hapjen e negociatave me BE. Beteja e “dosjeve” është humbja më e madhe e kësaj opozite, e cila me në krye Sali Berishën, do të marrë fillimisht në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe pastaj në ato të përgjithshme, humbjen më të paimagjinueshme.

Dosjet e Sali Berishës, Tabakut dhe ndonjë tjetri që ushqehet me “lugën e zbrazur” të ardhjes në pushtet përmes opozitarizmit fallc, sfumohen pa vajtur mirë në shkallët e SPAK-ut. Mashtrimet dhe gënjeshtrat me “vjedhje 430 milion euro” apo dhe akuzat e stisura ndaj kryeministrit, natyrisht e kanë burimin tek ambicja banale për të ardhur në pushtet, jo për “xhepat e qytetareve” por për thasët e atyre që sa kishin pushtetin, bënë trafikun, kontrabandën, korrupsionin, dhe zhvatje të padëgjuara nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Dosjet e Berishës, janë shashka tymuese, që veçse i rrisin aksionet Edi Ramës dhe kësaj qeverie.

Prej Shtatorit të kaluar, Berisha “non-grata”, gjendet nën efektin e ankthit dhe frikës së ndëshkimit ligjor, por së fundi edhe elektoral. Shkatërrimi i Partisë Demokratike, dhe pronësimi mbi opozitën, e kanë kthyer atë forcë politike 30 vite pas. E vetmja rrugë që i ka mbetur ish-liderit “historik” për të sulmuar qeverinë dhe kryeministrin Rama, mbetet “beteja me dosjet e korrupsionit”. I rikthyer në “zanatin” e tij të vjetër, Berisha duket sikur luan mirë me dosjet, por ka harruar se Edi Rama nuk është “liliput”, që trembet kollaj nga shkresa të zhubrosura kasafortash.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?