Partia Demokratike zyrtarizoi dy ditë më parë armatën e emrave që do të drejtojnë fushatën në qarkun më të rëndësishëm në vend, Tiranën, e cila për herë të parë në këto zgjedhje do të prodhojë dy mandate më shumë.
Por a ka zgjedhur Lulzim Basha ekipin e duhur përballë të besuarve të Edi Ramës, Erion Veliajt, Elisa Spiropalit dhe Ervin Bushatit?
Pavarësisht rezultatit më 25 prill, Belind Këlliçi, i cili është deleguar në degët 6, 13, 15 dhe 16 ka bindjen se drejtuesit demokrat për fushatën në Tiranë, janë skuadra ideale.
“Ka caktuar një ekip që mishëron më së miri risitë, profesionalizmin, integriteti, karrierën politike, moralin, mbi të gjitha një ekip fitues përballë disa figurave të keqpërdorura, të keq formuara që sot janë simbol i të vjetrës në politikë“.
Favorite e sheh PD, në programin që ofron, ndaj e fton Ramën që të lërë sulmet dhe të flasë nëpërmjet alternativës që ofron.
“Ne kemi një program, po sulmohemi pse kemi një program ndërkohë që pala përballë nuk ka një alternativë përvec baltës dhe sulmit. Ka vetëm dy pika në alternativën e saj, timonin dhe tepsinë. Ne kemi një program të targetuar për cdo fashë, ekonominë, arsimin, shëndetësinë, rininë, turizmin, të gjitha shtresat shoqërore dhe të gjithë grupet e interesit do të gjejnë zgjidhje te programi jonë.
Kemi një program të bërë me ekspertët më të mirë, të huaj dhe vendas. Do të doja shumë ta shihja Ramën të fliste për programin, të fliste për alternativë, të fliste për ekonominë, për investime të huaja, por nga mëngjesi në darkë e shihni me barcaleta, me tallava, me çitjane, duke rritur cmimet. Ti lejë batutat bajate dhe mendojë për qytetarët. Këto taktika janë fëminore, dhe kanë prodhuar të kundërtën e asaj që synontë kryeministri", tha ai.
Përballë socialistëve, Këlliçi thotë se PD ofron alternativën më të mirë, jo vetëm në program. Sipas tij, emrat me të cilët PD do të shkojë drejt 25 prillit, kanë ndryshime të dukshme nga kundërshtarët politikë.
“Ne kemi përballë atyre që kanë vendosur prsona me 5 identitete, me rekorde kriminale, i kanë bërë kryetar bashkie, i kanë bërë deputetë, ministra, ne kemi profesorë, intelektualë, ekipi i PD nuk krahasohet me ta, jo vetëm në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë", shtoi ai.
Gjatë një interviste për Report Tv, kreu i FRPD, i cili pritet të jetë për herë të parë kandidat për t’i përfaqësuar ata në parlament, tha se rinia do të jetë prioritet i qeverisjes së demokratëve.
Po hajt se me dyfishimin e arsimit do ta permiresoni dhe gjuhen shqipe
PërgjigjuAs gjuhe shqipe nuk dini. Menyra urdherore e foljes "flas" eshte "fol" dhe jo "flit"
PërgjigjuKy po !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Te mbush trasten. Me kete,me nuk nocken,grid sumen do fitoj nga 3 ate me te gjatin.
PërgjigjuAte do edhe ky!
Cfar thote ky KRRICI, vetem ne gomeret do te votojme per PD, KRRICAT si puna jote nuk votojne se jane te vegjel.
Përgjigju