Foto ilustruese

Opinion

Beteja e Tiranës si pasqyrë e fitores së PS

29 Prill 2021, 08:53| Përditesimi: 29 Prill 2021, 08:57

  • Share

Tirana ishte beteja më e madhe për zgjedhjet e 25 prillit. Duket se të dyja palët kishin punuar fort për të arritur gjithçka në qarkun më të madh të vendit nga prodhohen 36 mandate dhe që natyrshëm ndikon në përcaktimin e fituesit. Në fakt Tirana theu çdo pritshmëri në këto zgjedhje. Jo vetëm në surprizën si qarku me numrin më të madh të pjesëmarrës me 54%, por edhe me rezultatet që prodhoi dhe që ishin pasqyra më e qartë e raporteve të forcës midis forcave politike. Tashmë rezultatet për qarkun Tiranë dihen, PS fiton 18 mandate, PD 15, LSI zbret ne 2 dhe PSD fiton 1 mandat. Partitë e reja dhe që shpresonin pikërisht në Tiranë të arrinin kuotën për marrjen e një mandati nuk arritën të rrëmbejnë diçka. Beteja midis të mëdhenjve PS-PD, dhe në kushte të klime të ndezur politike bëri që vota të polarizohej dhe të vegjlit të ishin në mjedis të rrezikshëm ekzistence.

Beteja për Tiranën ravijëzoi dhe dy platforma të ndryshme dhe që dëshmuan në fund se përveç punës për mbështetje të elektoratit, rëndësi ka dhe strategjia për të maksimalizuar gjithçka. Ekipi i Veliajt, si drejtues i ri politik i PS për qarkun Tiranë, jo thjesht ishte më efikas por shpalosi novitete për fushatat në Shqipëri. Guximi i Veliajt për të alternuar listën e deputetëve ku shumë figura me peshë ishin në prag apo përtej objektivave të mandateve, futja e konkurrencës midis kandidatëve për të matur forcat midis tyre me votë, soli jo vetëm një pjesëmarrje më të madhe në votime por kontribuoi që PS të marrë një mbështetje më të madhe nga votuesit krahasuar me zgjedhjet 2017, duke arritur në 48.68%, çka dukej mision i pamundur si rritje nëse mendon se 8 vite mazhorancë të konsumojnë. Kjo makineri votash bëri që PD të dalë humbëse pikërisht aty ku mendonte të arrinte rezultat.  Dhe kjo ndodhe dhe me figurat qëndrore të PD që ishin imazhi i saj për Tiranën. Jorida Tabaku, si nënkryetare e PD dhe drejtuese politike e tre Njësive në kryeqytet dhe pikërisht në njësitë 2, 3 dhe 10, del në të treja humbëse. Zonat e Kombinatit dhe Astir, ku kjo e fundit ishte një nga kauzat më të forta të PD në këto vite, PD dhe drejtuesi Këlliçi del sërish humbëse. Humbës del dhe Agron Shehaj në Njësinë 5 dhe 7, ndonëse zhvilloi një fushatë interesante dhe të bukur me një makineri të mirëfilltë PR. Dhe në fund, humbëse doli dhe Grida Duma në Kavajë dhe Rrogozhinë ndonëse vendosi një bast të rëndë me Veliajn.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tahir tarfyci: 30/04/2021 05:58

    Duke par cka ber shqupi keto 8 vjet ne tiran nga veprimet me skandaloze une them qe edhe 5 deputet do ti kishte shum. E megjithate nostalgjiket nuk trdhtojn asnjeher. Ne keto vite shqupi nuk punoj asnjeher per fitoren. Me figura si grida qe ka humbur gjithmon,e te tipit strazo cfar mund te presesh?????

    Përgjigju
  • Verdikti: 29/04/2021 10:34

    Astiri ishte shembulli,se si PD e ka mbajtur peng zhvillimin për shumicën,po thjesht ka Vandalizuar e penguar Debatin konstruktiv.. kështu në gjithë Shqipërinë e Tiranë...më kujtohet mbi kalimi i Zogut të zi,etj që prishi për interesa personale fshatare...klanore..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?