City-Liverpool

Beteja e titullit në Angli, City apo Liverpool? Ja ndeshjet e mbetura

5 Prill 2019, 11:26| Përditesimi: 5 Prill 2019, 11:35

  • Share

Manchester City apo Liverpool? Kush do e fitojë titullin kampion në Premier League angleze, kjo është një dilemë e madhe që do marrë zgjedhje 6 javët e fundit të kampionatit. Pas një humbje 2-1 ndaj Newcastle djemtë e Guardiolës mund të shkonin në -7 pikë nga Liverpool nëse të kuqtë fitonin ndaj Leicester. 

Pasi humbën ndaj Newcastle Premier League dukej e humbur. Ishim të bindur se Liverpooli do e fitonte ndeshjen e radhës dhe se gara do mbyllej” rrëfen Pep Guardiola. Ajo ndeshje u mbyll 1-1 dhe më pas të besuarit e Klopp koleksionuan edhe tre barazime të tjera duke humbur kryesimin. Ndërsa djemtë e Guardiolës nuk gabojnë që pas asaj humbjeje dhe kanë siguruar 8 fitore radhazi të fundit 2-0 ndaj Cardiff. 6 ndeshje nga fundi City ka një pikë më shumë se Liverpool dhe do kërkojë të mbrojë titullin.

Me 18 pikë në lojë City ka një favor nëse e mbyll me pikë të barabarta pasi në Angli ka rëndësi golavarazhi ku City e ka +62 dhe Liverpool +53. Të dyja ekipet përgatiten për sprintin final ku Liverpool ka tre ndeshje në “Anfield” dhe po kaq jashtë ndërsa City luan dy në shtëpi dhe 4 jashtë fushe. Për Liverpoolin Chelsea është rivali më i fortë nga ndeshjet e mbetura ndërsa Cityt do t’i duhet të përballet brenda 5 ditëve me Tottenham dhe Manchester United dhe duket se derbi do vendosë për fatet e titullit kampion.

Ndeshjet e mbetura te City-t e Liverpool

Nëse City mbijeton në “Old Traford” gati e ka të fiuar titullin. Djemtë e Klopp kërkojnë titullin kampion që mungon prej vitit 1990 ndërsa ata të Guardiolës të mbrojnë atë të fituar vitin e kaluar, beteja sapo ka filluar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?