Sociale

‘Beteja ime me kancerin e gjirit në moshën 28 vjeçare’, rrëfimi drithërues i poetes shqiptare dhe mesazhi frymëzues për zonjat e vajzat në luftë me sëmundjen e rëndë

13 Tetor 2021, 12:44| Përditesimi: 13 Tetor 2021, 15:36

  • Share

Arjana Fetahu Gaba është poetja shqiptare të cilën në atdheun e saj e riktheu promovimi i librit  të dytë ‘ Sa do të doja’. Prej më shumë se 25 vitesh ajo jeton në Neë Yersey, Amerikë ku ka krijuar jetën e saj. Në një bashkëbisedim me moderatoren Androniki Kolka në emisionin “Rreze Dielli, ajo u ndal në një episod vërtetë të dhimbshëm të jetës së saj, betejën me kanceri e gjirit. Një luftë  aspak e lehtë por që tashmë mbetet në të kaluarën për të. Arjana nëpërmjet historisë së saj kërkon të frymëzojë dhe të sensibilizojë  edhe zonjat e vajzat e tjera për të bërë kontrollohet e duhura.

“Ishte një betejë e gjatë por asnjëherë në mendjen time nuk kam menduar që nuk do jetoja më. Më dukej si një grip I gjatë dhe nëna ime madje një natë para operacionit kur unë vura muzikë të dëgjoja dhe mora nënën të kërceja, ajo I mbushte sytë me lot dhe I fshinte që mos I shihja, thoshte ku e gjen kurajon Arjana, si ka mundësi që ti nesër do shkosh të bësh operacionin  dhe ku e gjen atë kurajo? Dhe unë as vet nuk e di sepse pas gjithë gjërave që kalova, pas ndihmës së mjekëve në Amerikë, gjithmonë kam qenë e fortë dhe kam thënë ‘ unë zotit i duhem këtu’ kjo ka qenë shtysa.” rrëfeu ajo.

Një vizitë e rastësishme tek mjeku i shpëtoi jetën Arjanës, e cila asokohe ishte vetëm 28-vjeçe dhe nënë e dy djemve në moshë fare të vogël.

Unë e kapa thjesht rastëssiht, vajta për një vizitë tjetër, kontroll, unë e kisha ndjerë që e kisha por s’më kishte shkuar mendja sepse mendoja thjesht gjendrat e  gjirit sic kemi ushqyer fëmijët me gji. Unë I kisha bërë dy lindje, I kisha dy djemtë e parë dhe nuk e kisha menduar. Në një vizitë doktori më tha që shikoj dicka, kontrolloje dhe aty filloi gjithcka. kur doktori më tha ti ke një tumor në krahun e djathtë dhe do bëjmë një operacion fillimisht dhe pastaj kimioterapi, pastaj rrezet sepse unë isha shumë e re vetëm 29 –vjece kur e mora vesh dhe ne nuk e kishim të trashëguar  dhe kur më tha doktori që do bësh këto, u mërzita, prindërit e përjetuan më keq. Kam qarë kur më tha doktori që do të bien flokët, nuk e kam përmbajtur dot veten, sepse I ksiha flokët e gjata. Ajo ishte më shumë për mua se, më mposhti më shumë, dhe kur mundohesha të mbuloja kokën me paruke, im shoq më thoshte hiqe, ishte mbështetje e madhe” u shpreh poetja shqiptare për ‘Rreze Dielli’ .

Familja ka qenë mbështetja e saj më e madhe në këtë rrugëtim të vështirë me sëmundjen ndërsa ndër të tjera ajo  në kuadër të  muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, të quajtur 'Tetori Rozë' dëshiron të sensibilizojë vajzat dhe gratë për të ndjekur kontrollet e duhura dhe mos t’i neglizhojnë ato.

Në raste të tilla është familja ajo që të jep mbështetjen më të madhe, familja, nëna, babi, në rasti tim edhe prindërit e tim shoqi dhe mbështetja e madhe fare është bashkëshorti im që më ka ndenjur hap pas hapi, fëmijët e mi. Por vetëm dua të them një dicka që të gjitha gratë, kush janë që na dëgjojnë, nënat, gratë vajzat duhet të bëjnë kontrollet” përfundoi poetja Arjana Fetahu.

 

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?