Nëse ka diçka që e kanë bërë politikën shqiptare kaq qesharake e si një shtesë e rrethit katror të marrinave pa fund, janë natyrisht kauzat kallp dhee pa sens që i ofrohen njerëzve, ashtu si pa gjë të keq, pa u menduar se çfarë përfaqësojnë dhe synimin që duan të arrijnë.
Kauza kallp gjithë këto kohë ka pasur pa fund, për të mos i përmenduar se lista është e gjatë e mund të përmenden që nga Babalja e montuar e shumë histori të tjera pa kuptim.
Por njëra nga këta kauza kallp është natyrisht ajo “betejë” që zhvillohet pas dy ditësh, mu në kohën kur një gjykatë e Apelit do të duhet të japë një vendim për konfliktin ligjor e civil për të drejtën juridike të kontrollit të Partisë Demokratike.
Sikur të ishte një konflikt normal, nga ata të vërtetit për të kontenstuar para drejtësisë një përplasje që nuk e kanë zgjidhur dot organet partiake, ajo do të ishte gjëja më normale në botë. Do të bërbënte një zhvillim krejt ligjik për një vend që udhëhiqet nga një sistem demokratik. Pasi është krejt dialektike e jetike për një vend që aspiron të jetë një demokraci pereëndimore, që të zgjidhë çështjet e konfliktet pas një gjykate.
Në SHBA dhe Europë, këto janë probleme rutinore, ku ndodh shpesh që subjektee politike apo juridike përfundojnë para një toge të zezë, i cili vendos pikat mbi i bazuar në ligjet e vendit. E ku natyrisht, pas atij gjykatësi, ka një tjetër gjykatës e një tjetër trupë që mund ta shqyrtojë çështjen, deri teke togat prestigjoze të Strasburgut, pra Gjykatës Europiane të të Dreejtave të Njeriut, ku Shqipëria e ka mundësinë tashmë të apelojë, e ku çdo ditë e më shumëe qytetarë shqiptarë përfitojnë shumë nga vendimet e asaj Gjykate.
Por e ashtuquajtura betejë e 3 marsit, nuk ka sjellë tek publiku një arsye, një kuptim, një logjikë përse zhvillohet. Se vërtetë, përse Sali Berisha proteston më 3 mars? Asnjë diplomat apo zyrtar perëndimor nuk e kupton dot arsyen, se si një lider që është përfshirë në një process gjyqësor që do të japë verdiktin atë ditë, e ku ka çuar avokatët e tij, del në shesh për ta shantazhuar trupën gjyqësore.
Natyrisht ne këtu e kuptojmë fare mirë, sepse Berisha kërkon dy gjëra: ose që trupa gjyqëesore të japë një vendim pro tij, pra t’ja japë Partinë Demeokratike në tavolinë, ose të tërhiqet për të marrë një vendim një ditë tjetër. E Berisha, të shpallë protestë edhe ditën tjetëer, e gjykata sërish të shtyjë vendimin, e sërish Berisha të mbajë protestë kur të mbahet séance e shtyrë, e kështu me radhë, të vijmë në një kungulleshgë absurde e të lodshshme për një logjikë pa logjikë.
E gjithë kjo betejë, bëhet për një gjë të thjeshtë: Kush është legjitim: Kuvendi i Berishës apo ai i Lulzim Bashës? Kjo dilemë fredcakojane do të kishte kuptim në janar të 2022-shit por jo sot, kur asnjëri nga dy korrentet që kërkon pushtetin në PD nuk i kanë institucionet as legjitime as aktive. Në Partinë Demokratike, e vetmja gjë që nuk funksionojnë sot janë organet staturore, e në atë ambjent opozitar mbretëron kaosi politik, organizativ e statutor.
Partia dhe grupi parlamentar funksionojnë në fije të perit nëpërmjet organeve të komanduara dhe provizore. E gjithë kjo situatë ka ardhur prej Sali Berishës, i cili sapo u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, e lagu partinë me benzinë, nxori shkrepsen, e ndezi dhe ja vuri Partisë Demokratike. Sali Berisha, edhe sikur të ishte plagosur në dinjitetin e tij, do të duhet tëe ndiqte hapat statuorë për të apeluar vendimin. Sepsee në një vend demeokratik nuk përmbyset tavolina pse është pis mbulesa, kjo ndodh vetëm në shtetet parademokratike apo tribale.
Por Berisha përmbysi tavolinën me shpresën për të vënë tovolinën e tij në megjlisin e PD-së. Por kjo nuk ka fare lidhje as me beteejën e opozitës e as të opinionit publik, është thjesht një beeteejë e tij për të marrë nën kontroll opozitën. Po përse nuk e provoi mënyrën statutore? Të largonte kryetarin me mocion, e më pas të zgjidhej nga ai Kuvend që zgjodhi Lulzim Bashën dhe ai e mbështeti në korrik të 2021? Sepse tentoi dhe nuk arriti dot ta kontrollonte. Ndaj thirri një “Kuvend” të tij pa asnjë lidhje me atë të PD-së, të cilin ja certifikoi, një gjykatës i Tiranës, i cili kishte gruan e tij sekretare të Berishës.
Pra e gjithë beeteja e 3 marsit, është për të mbrojtur vendimin e burrit të sekretares, pasi si politikisht, ashtu edhe juridikisht nuk ka asnjë sens apo logjikë për t’I dhënë kuptim. Është një kauzë kallp siç është ajo më gallata e “popullit të 2 marsit”. Që për një kohë u kthye në një batutë kabareje, edhe psee asnjë nuk dintee ta shpjegonte se çdonte të thonte. E realisht, një batutë është e fortë pasi nuk shpjegohet, ngaqë absurdi që përfaqëson e bën të bukur ngjitëse, sidomos në epokën e tik-tokut.
Ai populli i “2 marsit” që u bë legjendë para 3 vjetësh u pa e qartë se nuk ishte gjë tjetër veçse fiksimi i Ilir Metës për tu bërë lider i Partisë Demokratike, ose i një pjese të mbështetësve të saj. Ngaqë për vite me radhë u përpoq t’I pëlqejë t’i joshë, por që konkretisht nuk ka asgjë çfarë të bëjë për ta. Siç dhe Berisha. Përveç të sulmojë çdo drejtues të saj, siç bëri me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn sot, pa ndonjë argument e arsyee të veçantë. Thjesht sepse duan t’I zënë vendin.
Këto janë reealisht kuptimet e “betejave” të 3 marsit nga populli i dy marsit. Ikni të vijmë ne, por që më pas do të nisë, siç ka nidur xhanëm një betejë e re mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, se kush do të jetë shefi i madh. Por që asnjë nga të dy nuk se siguron ndonjë gjë të madhe, përveçse duan të rrijnë aty deri sa të largojnë Edi Ramën…
forca KOLLOSI I SHQIPERISE EDI RAMA
PërgjigjuMediokrri teveqel i Surrelit.
Përgjigju