Një muaj larg garës për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Kukës, Rithemelimi do t’i nënshtrohet proçesit të primareve për të përzgjedhur kandidatin.
Tashmë nuk ka më dilema. Opozita do të shkojë e përçarë edhe në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kukësit, duke e ndarë votën mes dy kandidatëve.
Burime bëjnë me dije se këtë të mërkurë, PD e drejtuar nga Sali Berisha do të mbledhi kryesinë për miratimin e kanidaturave që do t’i nënshtrohen proçesit për kryetar bashkie në Kukës si dhe caktimine datës për zhvillimin e primareve. Në listë është edhe Admir Sinamati, I cili kandidoi në zgjedhjet e 14 majit.
Për këto zgjedhje forcat politike kanë afat deri me datë 1 shtator për tu regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore. Ndërsa kandidatët jo më vonë se data 8 shtator ndërkohë që në Kukës kanë filluar të përfliten emrat e mundshëm për kandidat nga PS dhe Rithemelimi i PD-së zyrtare.
Partia Socialiste ka zgjedhur kandidat Albert Halilajn, ndërsa PD zyrtare e drjetuar nga Lulzim Basha ka evidentuar si figrë të mundshme Arif Rexhmatin kreun e PD, Kukës. Më herët dega e PD në Kukës ka bërë thirrje që në këto zjgedhje PD të jetë e bashkaur dhe jo e ndarë.