Qeveria e re greke

Betohet Qeveria e re greke, ministrat marrin detyrën! Mitsotakis: Kjo do jetë qeveria e punës për njerëzit

27 Qershor 2023, 16:19| Përditesimi: 27 Qershor 2023, 16:20

  • Share

Ministrat e Qeveria së re të Kyriakos Mitsotakis kanë marrë sot detyrën, pasi u betuan më herët para Presidentes së Republikës Katerina Sakelaropulu

Të gjithë ministrat, zëvendësministrat dhe zëvendësministrat e rinj bënë besim fetar, me përjashtim të zv/ministrit të Punës dhe Sigurimeve Shoqërore që pati një betim politik.

Në deklarata të shkurtra pas mbërritjes së tyre në Pallatin Presidencial, shumica e tyre u angazhuan për punë të palodhur, vigjilencë e efikasitet.

Mbledhja e parë e Këshillit të ri të Ministrave është caktuar për nesër.

Ministrat në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të mërkurën do të marrin dosjet me prioritetet, të cilat përfshihen në programin parazgjedhor dhe do të zbatohen gjatë 4 viteve.

Kabineti i ri ka 15 gra dhe 46 burra. Kryeministri e cilësoi qeverinë e re si një “qeveri të punës”. për të zbatuar të gjitha reformat për të cilat vendi ka aq nevojë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?