Presidenti i SHBA, Joe Biden

Bota

Biden i del në mbrojtje Tajvanit: SHBA do të reagojë nëse Kina sulmon! Ata e dinë se ne jemi ushtria më e fuqishme në historinë e botës

22 Tetor 2021, 09:19| Përditesimi: 22 Tetor 2021, 09:20

  • Share

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka deklaruar se Amerika do të mbrojë Tajvanin nëse Kina sulmon, një largim ky i dukshëm nga një pozicion i gjatë i politikës së jashtme të SHBA.

Shtetet e Bashkuara kanë një ligj që i kërkon të ndihmojë Tajvanin të mbrohet.

Megjithatë, pavarësisht deklaratës, mbetet e paqartë se çfarë veprimesh do të marrë SHBA konkretisht nëse Kina sulmon Tajvanin.

I pyetur në një konferencë për shtyp nëse SHBA do të mbrojë Tajvanin në rast të një sulmi, Biden u përgjigj: "Po dhe po. Nuk kam asnjë shqetësim se ata do të jenë më të fuqishëm, sepse Kina, Rusia dhe pjesa tjetër e botës e dinë se ne jemi ushtria më e fuqishme në historinë e botës".

Kina ende nuk i është përgjigjur komenteve të Biden. Por para deklaratave të Biden, ambasadori i Kinës në OKB Zhang Jun akuzoi SHBA-në për "marrje të veprimeve të rrezikshme, duke e çuar situatën në ngushticën e Tajvanit në një drejtim të rrezikshëm".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?