Donald Trump, Joe Biden

Kronikë

Biden kritikon politikat e Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë: Shqipërinë do ta ndihmojmë për integrimin në BE

18 Tetor 2020, 10:43| Përditesimi: 18 Tetor 2020, 10:46

  • Share

Kandidati për president i SHBA-ve Joe Biden ka lëshuar një deklarate përmes së cilës u drejtohet shqiptarëve. Mes tjerash Biden dhe kandidatja për nënpresidente Kamala Harris deklarojnë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Sipas tyre Trump ka bërë politika të pabalancuara mes Kosovës dhe Serbisë.

Përsa i përket Shqipërisë, ata thonë se do ta mbështesin për integrimin në Bashkimin Europian.

Gazetari shqiptar në Zvicër, Enver Robelli, shkruan në rrjetet sociale se në deklaratën e kandidatit Joe Biden dhe për kandidates për nën-presidente Kamala Harris, thuhet se:

- Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

- Biden deklarohet si mbrojtës i integritetit territorial të Kosovës dhe insiston që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të përfshijë njohjen e ndërsjellë

- Joe Biden ka përkrahur ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës me 1999

- Biden kritikon politikën e "pabalancuar" të Trumpit ndaj Kosovës dhe Serbisë, me fjalë të tjera Biden kundërshton qëndrimet e ashpra e arrogante të ekipit të Trumpit ndaj Kosovës.

- Natyrisht Biden thekson se do të përkrahë Shqipërinë dhe integrimin e saj në BE

- Në pikën e parë të deklaratës Biden citon Veton Surroin: "Ai ka qenë njeriu të cilit i kemi telefonuar në Ëashington edhe në fillim të viteve 90-të..."

Komento

Komente

  • Iris: 19/10/2020 00:49

    Ajo kasolle ka mbledhur shume shqipo o Shukri!

    Përgjigju
  • Shukriu: 18/10/2020 21:23

    Sa te kena komandanin e legjonit te batalionit te aqif kapertonit , ne nuk na gje gjo jena si ne prralla !!! Horror . Ps: Kur komento shqipetari zgjedhjet ne usa mere me long se mishi ka maru . Zgjyre pervete flasin per kasollen e tjetrit...

    Përgjigju
  • O shqipe: 18/10/2020 14:12

    Shqipe të Amerikës kujdes se ekstremisti i bardh Trump nuk na do,i pelqen rraca sllave prandaj me mend ne kok kur te votoni,Kosovën na e shpetoj Bill Klinton prandaj votoni me mend ne koke!!!

    Përgjigju
    • Staplerfahrer: 18/10/2020 14:36

      Ene t bardh Jena mor daj,,,, tani Gabel Ja gjithanej

  • Qorrave: 18/10/2020 11:37

    Kete artikull bejne mire ta lexojne me kujdes votuesit e kllounit portokalli me grua sllave. Kush voton Trumpin voton kunder interesave shqiptare. Eshte kaq e thjeshte.

    Përgjigju
    • Tirona: 18/10/2020 14:15

      Fushate elektorale per votat e Shqiptareve. Politika e Jashtme qe ndjek SHBA ndaj Shqiperise dhe Kosoves nuk ndryshon sa here ndrohen qe presidentet ne SHBA, ajo mbetet e njejte.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?