Biden në OKB: Jemi më të fortë sesa mendojmë kur veprojmë së bashku

24 Shtator, 18:13| Përditesimi: 25 Shtator, 18:45

  • Share

Presidenti amerikan, Joe Biden gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u zotua të mbështesë Ukrainën deri në fitore në luftën e saj kundër Rusisë.

Që nga fillimi i luftës më shumë se dy vjet më parë, Biden tha se "aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s dhe 50 më shumë vende u ngritën" kundër Rusisë.

“Më e rëndësishmja, populli ukrainas u ngrit në këmbë. I kërkova njerëzve në këtë dhomë të ngrihen në mbrojtje të tyre, "tha Biden.

Presidenti theksoi se lufta e Putinit ka dështuar, si dhe qëllimi i tij kryesor.

“Ai u nis për të shkatërruar Ukrainën, por Ukraina është ende e lirë. Ai u nis për të dobësuar NATO-n, por NATO është më e madhe, më e fortë, më e bashkuar se kurrë më parë, me dy anëtarë të rinj, Finlandën dhe Suedinë”, shtoi ai.

Biden kërkoi që të vazhdohet të mbështetet Ukraina, mbështetje që mund të vihet në dyshim nëse ish-presidenti Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Megjithatë, Biden insistoi se pavarësisht konflikteve globale, ai mbetet me shpresë për të ardhmen.

“E di që shumë e shohin botën sot dhe shohin vështirësi e reagojnë me dëshpërim, por unë nuk veproj kështu”, tha Biden.

“Jemi më të fortë sesa mendojmë” kur bota vepron së bashku, shtoi ai.

Biden gjithashtu përmendi edhe luftën e cila po zhvillohet në Lindjen e Mesme.

 “Civilët e pafajshëm në Gaza janë duke përjetuar një ferr. Mijëra njerëz kanë vdekur. Shumë familje po largohen nga vendi i tyre për t’iu shmangur bombardimeve, tha Biden.

Përsa i përket marrëveshjes së armëpushimit, Biden tha se tani është koha që palët të finalizojnë kushtet e saj, të sjellin pengjet në shtëpi, të lehtësojnë vuajtjet në Gaza dhe t'i japin fund kësaj lufte".

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 24/09/2024 18:41

    Perse nuk dergojne arme ne Palestine per vetembrojtje sepse u pushtua nga cifutet apo per ukrainen kane interes per Palestinen e kane interesin me cifutet , kjo eshte bota qe kane ndertuar pwrendimoret nje bote totalisht e padrejte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?