Biden në OKB: SHBA jep 2.9 miliardë dollarë për sigurinë ushqimore në Ukrainë dhe në botë

21 Shtator 2022, 18:07| Përditesimi: 21 Shtator 2022, 22:48

  • Share

Presidenti Joe Biden njoftoi të mërkurën se SHBA do të ofrojë 2.9 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë ushqimore globale. Deklaratën e bëri gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Investimi prej 2.9 miliardë dollarësh synon të mbështesë furnizimin me ushqim të botë, në kohën e pushtimit rus të Ukrainës,  inflacionit dhe çështjeve të tjera të zinxhirit të furnizimit. Paketa përfshin 2 miliardë dollarë ndihmë humanitare globale nëpërmjet USAID-it, Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar.

Presidenti i SHBA Joe Biden u zotua të qëndrojë në krah të Ukrainës dhe kundër agresionit rus.

“Bota u testua dhe ne nuk hezituam. Ne zgjodhëm lirinë. Ne zgjodhëm sovranitetin. Ne zgjodhëm parimet të cilave u respekton çdo palë në kartën e Kombeve të Bashkuara. Ne qëndruam me Ukrainën,” tha Biden të mërkurën.

Biden theksoi se anëtarët e OKB-së duhet të jenë të bashkuar kundër luftës së Rusisë.

“Ashtu si ju, Shtetet e Bashkuara duan që kjo luftë të përfundojë me kushte të drejta, me kushtet për të cilat ne të gjithë jemi nënshkruar, që ju nuk mund të kapni territorin e një kombi me forcë. Ne duhet të jemi të qartë, të vendosur dhe të palëkundur në vendosmërinë tonë”, tha ai.

“Ukraina ka të njëjtat të drejta që i takojnë çdo kombi sovran. Ne do të solidarizohemi me Ukrainën, do të solidarizohemi kundër agresionit të Rusisë”, shtoi Biden.

Ora 19:52
Biden: Putin po tenton që të zhdukë nga harta një shtet sovran, ka shkelur paturpësisht parimet themelore të OKB-së

1663782660_putinbiden.JPG

Joe Biden, tha se Rusia “ka shkelur paturpësisht parimet themelore” të Kartës së OKB-së “me luftën e saj brutale dhe të panevojshme” në Ukrainë.

Deklaratën e bëri para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku theksoi tha Vladimir Putin po tenton “të zhdukë nga harta një shtet sovran” dhe i quajti planet ruse për të organizuar referendume të “rreme” në pjesë të pushtuara të Ukrainës, si “shkelje jashtëzakonisht të rënda të Kartës së OKB-së”.

“Putin pretendon se i duhej që të vepronte sepse Rusia u kërcënua, por askush nuk e ka kërcënuar Rusinë dhe askush, pos Rusisë, nuk dëshiron konflikt”, u shpreh Biden.

Deklarata e Biden-it para OKB-së vjen disa orë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret për mobilizim të pjesshëm ushtarak në Rusi, për pushtimin e Ukrainës. Putin paralajmëroi gjithashtu Perëndimin se Rusia do t'i përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur territorin e saj dhe tha se "ky nuk është një mashtrim".

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ohohoh: 08/05/2023 21:51

    Ky tamam qe ka ikur per lesh. qe kur deklaroi se do jete ne kete bote si president dhe pertej 2024, bilionat qe jep nuk arin ti kuptoje se cfare jane ... s'ka problem, amerika eshte nga ato vende ku realiteti eshte shume me i eger se sa duket, dhe jam i sigurt qe supriza per kete do jete ekstraordinare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?