Bota

Biden nis turin e parë në Evropë, ndalesa e parë në Britani, takim me krerët e NATO-s, BE-së, Putin dhe Erdogan (VIDEO)

9 Qershor 2021, 09:45| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 14:29

  • Share

Presidenti amerikan Joe Biden nis ditën e sotme udhëtimin e tij të parë në Evropë pasi u zgjodh në krye të Shtëpisë së Bardhë, ku do të takohet me partnerët evropianë dhe homologun e tij rus, Vladimir Putin.

“Në këtë moment të pasigurisë globale, ndërsa bota ende përballet me një pandemi që ndodh një herë në  shekull, ky udhëtim ka të bëjë me realizimin e angazhimit të Amerikës për të përtërirë raportet tona me aleatët dhe partnerët, dhe duke demonstruar kapacitetin e demokracive për të përmbushur sfidat dhe për të parandaluar kërcënimet e kësaj epoke të re”, citoi Biden në ‘Washington Post’ për përpjekjet e tij diplomatike.

Udhëtimi vjen në një moment kur evropianët kanë ulur ndjeshëm pritshmëritë nga udhëheqja e SHBA në skenën e huaj.

Evropianët Qendrorë dhe Lindorë shpresojnë dëshpërimisht që të forcojnë lidhjet me SHBA. Gjermania kërkon të ruajë praninë e trupave amerikane atje kështu që nuk ka nevojë të ndërtojë të vetat. Ndërkohë, Franca në anën tjetër thekson që SHBA nuk mund të besohet si dikur dhe se Bashkimi Evropian duhet të ndjekë një autonomi më të madhe strategjike në vazhdim.

Presidenti fillimisht udhëton në Britani për një samit të liderëve të G7, ku do të takohet me mbretëreshën Elisabeth , më pas ndalon në Bruksel për një samit të NATO-s dhe një takim me krerët e Bashkimit Evropian. Ndërsa takimi me shefin e Kremlinit është planifikuar në 16 qershor në Gjenevë.

Takimet do të mbahen edhe në kuadër të prioritetit m ku fillimisht do takohet me liderët perëndimorë për të treguar unitet të perëndimit para takimit me tme Putin në Gjenevë.

Biden është planifikuar të takohet me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Bruksel, një takim ballë për ballë midis dy udhëheqësve të cilët kanë pasur shumë momente të vështira në marrëdhëniet e tyre ndër vite.

Udhëtimi do të ketë më shumë lidhje me mesazhet sesa me veprimet specifike ose marrëveshjet. Dhe përparësia kryesore për Biden, është të bindë botën se administrata e tij po braktis politikat e Trump dhe është më afër perëndimit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?