Joe Biden, tha se Rusia “ka shkelur paturpësisht parimet themelore” të Kartës së OKB-së “me luftën e saj brutale dhe të panevojshme” në Ukrainë.
Deklaratën e bëri para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku theksoi tha Vladimir Putin po tenton “të zhdukë nga harta një shtet sovran” dhe i quajti planet ruse për të organizuar referendume të “rreme” në pjesë të pushtuara të Ukrainës, si “shkelje jashtëzakonisht të rënda të Kartës së OKB-së”.
“Putin pretendon se i duhej që të vepronte sepse Rusia u kërcënua, por askush nuk e ka kërcënuar Rusinë dhe askush, pos Rusisë, nuk dëshiron konflikt”, u shpreh Biden.
Deklarata e Biden-it para OKB-së vjen disa orë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret për mobilizim të pjesshëm ushtarak në Rusi, për pushtimin e Ukrainës. Putin paralajmëroi gjithashtu Perëndimin se Rusia do t'i përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur territorin e saj dhe tha se "ky nuk është një mashtrim".
Lajmi kryesor:
Biden në OKB: SHBA jep 2.9 miliardë dollarë për sigurinë ushqimore në Ukrainë dhe në botë
D.GJ/ReportTv.al