Bie besimi i konsumtarorëve dhe bizneseve në ekonomi, goditja më e madhe nga eksportet

8 Janar 2020, 16:51| Përditesimi: 8 Janar 2020, 19:33

  • Share

Bie besimi i konsumatorëve dhe i bizneseve në ekonomi, me 12.6% në periudhën e fundit të vitit 2019. Goditja më e madhe në uljen e besimit në ekonomi e ka dhënë sektori i industrisë, pasi sipas Bankës së Shqipërisë treguesi i besimit ka rënë me 5.1%, ku rënia e prodhimit si dhe mungesa e kontratave për porosi. Referuar anketës në 3 muajit e  fundit të vitit të kaluar ka pasur një rënie në lidhjen e kontratave për eksport në sektorin e prodhimit në nivelin e 12.1%. për këtë sektor ka rënë edhe punësimi, pasi nga 6.8% që ishte ka rënë në 1.3%.

Në vend të dytë më besimin më të ulët në ekonomi renditet sektori i tregtisë, me -3.4%, duke zbritur poshtë mesatares historike, e ndihmuar negativisht nga shumica e treguesve të këtij sektorit. Ecuria e biznesit në këtë sektor ka rënë me 7.7%, punësimi me 6 %, po ashtu është përkeqësuar edhe gjendja financiare e këtyre ndërmarrjeve pasi është përkeqësuar me 9.5%.

Më pas renditja vijon me  ndërtimin pasi ka rënë me 3% gjatë tremujorit të katërt, duke qëndruar nën mesataren historike të tij, për shkak të rënies së aktivitetit ndërtues dhe mungesa e lidhjes së kontratave. Ndërkohë, balanca e punësimit dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve rezultuan të përmirësuara në tremujorin në analizë.

Ndërsa treguesi i katërt që është përsëri negativ është edhe rënia e besimit të konsumatorit me 1.4%, e favorizuar nga rënia e situatës së përgjithshme ekonomike të pritur në vend, e balancës së situatës financiare të pritur të familjes, dhe balancës së blerjeve të mëdha. Në përkeqësimin e besimit ka ndikuar edhe situata pas tërmetit të 26 nëntorit pasi shumë biznese dhe ndërmarrje u paralizuan, u bllokuan lejet e ndërtimit si dhe u ul konsumi për shkak të tronditjes së krijuar.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sss: 09/01/2020 00:53

    Po normale ky shikon si ti fusi njerzit n burg dhe jo ti leri t investojn

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?