Bie zjarr në katin e katërt të një pallati në Tiranë, raportohet vetëm për dëme materiale (VIDEO)

20 Janar 2022, 08:01| Përditesimi: 20 Janar 2022, 09:05

  • Share

Një zjarr ka rënë nga rreth orëve të para të mëngjesit, te Fresku, në katin e katërt të një pallati, në banesën e marrë me qira nga shtetasja E. D., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. 

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?