Gjykata Kushtetuese

Bilanci i dosjeve/ 190 vendimet e Kushtetueses që nga funksionimi, paditë e ‘nxehta’ të rrëzuara të politikanëve dhe njerëzve të krimit 

23 Shkurt 2021, 10:17| Përditesimi: 23 Shkurt 2021, 13:15

  • Share

Gjykata Kushtetuese pushoi së funksionuari në maj të vitit 2018 për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, ku shpëtoi vetëm një anëtare, Vitore Tusha. Kushtetuesja arriti të kuorumin për të shqyrtuar çështjet në dhomë këshillimi në dhjetor të vitit 2019, ndërsa një vit më pas, në dhjetor të 2020, falë edhe presionit të fortë të SHBA-BE, nisi të funksiononte plotësisht, me kuorum minimal për të shqyrtuar çështjet në seancë plenare. Seleksionimi i dosjeve në dhomë këshillimi i bëhet me tre anëtarë, ndërsa për të rrëzuar apo pranuar një kërkesë në seancë plenare duhet një kuorum prej 6 anëtarësh, me kushtin që të votojnë të paktën pra nga të paktën 5 anëtarë pro.  

Nga data 2 dhjetor 2019 deri më sot, Gjykata Kushtetuese ka marrë rreth 190 vendime për çështjet e referuara pranë saj, për shfuqizime ligjesh dhe vendimesh të qeverisë, Kuvendit dhe gjykatave. Anëtarët e rinj të Kushtetueses kanë vendosur në dhomë këshillimi rrëzimin 166 çështjeve, duke mos u kaluar për shqyrtim në seancë plenare. Ndërkaq, po në dhomë këshillimi është vendosur kalimi i 23 çështjeve për shqyrtim në seancë plenare. Mes tyre përfshihet kërkesa për verifikimin e ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, përplasja mes Edi Ramës dhe Ilir Metës për dekretimin e ministrave, shembja e Teatrit Kombëtar, formula e ndarjes së mandateve, ligji i pronave, masat kufizuese anti-covid etj. Për këto çështje do të vendoset në seancë plenare nëse do të pranohen apo rrëzohen kërkesat. 

Që ka rifunksionimi, Kushtetuesja ka marrë vetëm një vendim në seancë plenare, duke pranuar pjesërisht një padi të ish-pronarëve për rrëzimin e skemën e kompensimit dhe kthimit të pronave, parashikuar në një ligj të vitit 2005. Ndërkaq, me 166 kërkesave të rrëzuara përfshihen disa çështje të rëndësishme, të cilat kanë prodhuar në të kaluarën debate dhe polemika. Në 2 shkurt 2021, Kushtetuesja ka vendosur në dhomë këshillimi të rrëzojë përpjekjet për të dalë nga burgu të Marjan Rrokut, ish-agjentit të SHISH, i cili vrau 20 vjet më parë me armën e shërbimit 16-vjeçaren Alda Canaj dhe mamanë e saj Mbarime Canaj, krim i cili tronditi opinionin publik. Vendimi është marrë në 2 shkurt 2021. Rroku është dënuar me burgim të përjetshëm. 

Në 11 janar 2020, Gjykata Kushtetuese i dha një goditje Presidentit Ilir Meta, duke rrëzuar në dhomë këshillimi kërkesën për shfuqizimin e një shtese në kontratën koncesionare në Porto-Romano për kompaninë “porti MBM (MULTY BUOY MOORING)”. Në 3 korrik 2020, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e ish-ministrit socialist Arben Malajt për të hedhur poshtë vendimin e Kuvendit, i cili e shkarkoi Malajn nga pozicioni i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.  Të dyja çështje, si koncesioni, ashtu edhe vendimi i shkarkimit të Malajt, prodhuan debate të forta. 

Po gjatë muajt korrik të vitit 2020, Kushtetuesja rrëzoi një tjetër kërkesë të Marjan Rrokut, i cili kërkonte të shfuqizonte ligjin e amnistisë, i miratuar nga Kuvendi në 30 janar të 2020, ku lanë qelitë e burgut 175 të dënuar, shumica gra. Në qershor të vitit 2020, Gjykata Kushtetuese rrëzoi një kërkesë të Emiljano Shullazit, i cili synonte shfuqizimin e një vendimi të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për caktimin e dy gjyqtarëve për gjykimin e dosjes së tij. Ish-gjykata e Krimeve të Rënda (tani SPAK) me 13 nëntor 2018 shpalli fajtor dhe dënoi me 14 vjet burg Emiljano Shullazin për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?