Shëndeti

Bilanci/ Në tetor mbi 15 mijë raste të reja me COVID dhe 226 viktima! Në 5 ditët e para të nëntorit janë kryer mbi 2.800 doza të treta të vaksinës anti-covid

6 Nëntor 2021, 19:46| Përditesimi: 6 Nëntor 2021, 22:22

  • Share

Më shumë se 15 mijë qytetarë u infektuan me COVID gjatë muajit tetor, ndërsa 226 persona të shtruar në spital ndërruan jetë pas agravimit të gjendjes shëndetësore. Rastet e konfirmuara pozitiv nga testimet e kryera kanë pasur luhajtje por mesatarisht cdo ditë ka pasur 500 të prekur nga virusi. Dy javët e fundit sipas ekspertëve kanë shënuar një rënie të lehtë në infektime.

Në dy spitalet COVID të hapura pjesa më e madhe e pacientëve që po marrin trajtim janë nga kryeqyteti që ka dhe numrin më të lartë të të infektuarve. Më saktësisht 34 nga 167 të shtruar janë nga kryeqyteti. 30-39 vjec është grupmosha më e prekur nga COVID, por fatalitetet më të shumta janë në moshat mbi 70 vjec.

Prej datës 1 nëntor në vendin tonë po vijon vaksinimi dhe me doza të treta për moshat mbi 60 vjec dhe grupet e riskut. Në 5 ditë janë kryer më shumë se 2800 doza të treta të vaksinës anti-covid. Në total që prej muajit janar janë injektuar mbi 1.9 milion vaksina.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?